Showing posts with label VIP. Show all posts
Showing posts with label VIP. Show all posts
Thursday, August 2, 2012

Genta dhe Noizy gati duetin

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet.
Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin Noizy.
 Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”.
Wednesday, August 1, 2012

Zëvendësministrja video hot në internet për të dashurin, qeveria e shkarkon (video)

San Jose, 1 gusht - “Më mungon. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit. Ta dish se më mungon shumë. Çdo gjë që shikon është e jotja”, thotë gjithë epsh para kamerës ish-Zëvendësministrja e Kulturës të Kosa Rikës.

Pas videos pikante, me protagoniste zëvendësministren Karina Bolanos, qeveria e Kosa Rikës, u detyrua ta shkarojl nga posti i Zëvendësministres së Kulturës.

Në videon hot, citon alb-observer.com, Karina Bolanos, shfaqet e veshur vetëm me të brendshmet e saj, teksa gjendet e shtrirë në krevat, i dërgon mesazhe erotike të dashurit të saj. Madje, në një moment ajo prek dhe gjoksin dhe fton të dashurin të vijë pranë saj, të cilin e ka pagëzuar “vogëlush”.

Karina Bolanos, deklaroi për CNN se video në fjalë ishte regjistruar para shumë vitesh, por u publikua nga mekanik kompjuterësh që ia kishte vjedhur asaj, e më pas i bëri asaj shantazh. Video me detajet nga jeta e saj private u publikua fundjavën e shkuar në You Tube.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve njoftoi sot se video dhe çështjet ligjore që rezultojnë kanë vënë në pozitë shumë të vështirë Karina Bolanos.
Tuesday, July 31, 2012

Noizy me futbollistët e Chelseat në pushime (video)

Rigels Rajku, i njohur në botën e muzikë si Noizy, më herët ka rrëfyer për disa ditë që ka kaluar në Spanjë me shoqërinë e vjetër, në Marbella të Spanjës.
Ai kishte përmendur edhe faktin se pushimet ishin të filmuara dhe një xhirim i realizuar në ato ditë, tashmë është shpërndarë në internet, ku Noizy shihet i shoqëruar nga futbollistë të ekipit Chelsea.
Në videon e publikuar shihen ata afër një pishine, me shumë femra dhe alkool.
‘Isha me disa shokë të vjetër të mitë, që i kam njohur që në shkollë. Ata sot janë bërë futbollistë të njohur të Chelsea-it. Gjithashtu isha dhe me ca shokë të tjerë artistë, shumë të talentuar dhe të famshëm në Angli. Morëm një shtëpi që kushtoi 13 mijë euro dhe vetëm për një javë janë shpenzuar rreth 100 mijë euro,’  kishte rrëfyer Noizy pushimin e tij

Dafina Zeqiri me paruke të "lodhur", por ne krah të...


Gjilan, 31 korrik – Ka qenë duke kënduar në Gjilan këngëtarja më e lakuar e momentit Dafina Zeqiri, por si duket i ka zhgënjyer pak fansat për arsye të dukjes së saj.

Flokët false nuk i kishte vendosur aq mirë dhe siç e shihni duket katastrofë. Por në bazë të dëshmitarëve okulare, vipnews ka siguruar edhe këtë foto ku këngëtarja e hitit “Tonight” është me menaxherin e saj Çekiç te pandarë, madje ai është edhe krahu i saj i djathtë kur meshkujt duan të dalin në foto.

Reperi Noizy, foto me Kallashnikov në faqet e britanikes The Sun

Reperi, i njohur Noizy dhe grupi i tij OTR, kanë qenë pjesë e një artikulli në gazetën e njohur britanike “The Sun” të botuar dy vite më pare ku disa të rinj shqiptarë tregoheshin me armë në duar.
Noizy, sipas gazetës britanike me shtatë janar të vitit 2010, ka postuar në rrjetin social Bebo foto duke mbajtur armë në duar.
Gazeta i përshkruan anëtarët e grupit OTR, anëtar i së cilit është edhe Noizy, si shumë të rrezikshëm dhe të ligë.
Monday, July 30, 2012

Rita Ora, tashmë dhe një ikonë mode. (FOTO)

Këngëtarja me orgjinë shqiptare Rita Ora nuk është vetëm një zë i njohur i muzikës moderne në Londër dhe SHBA, por tashmë edhe një ikonë mode. Imazhi i saj është zgjedhur për kopertinën e revistës “Complex Magazine”. Fotot që po publikojmë do të jenë në numrin e revistës për periudhën gusht-shtator.



“Complex Magazine” është një prje revistave më të njohura në Londër dhe numrin rreth 500 mijë lexues. Cilësohet si një revistë meshkujsh, por shesh herë kopertinat e saj u lë vendin femrave më të suksesshme në fusha të ndryshme të artit.
Përzgjedhja që ajo u bënë personazheve nuk është e rastësishme. Në të kanë dalë artistët; Kanye West, Seth Rogen, Pharrell, Kobe Bryant, James Franc, Jessica Alba, M.I.A., Cassie, Rosario Dawson, Olivia Munn, Gwen Stefani, Mila Kunis dhe së fundmi në kopertinën e saj do të jetë dhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Tuna do të sjellë befasi të tjera

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është mjaft e kënaqur me suksesin e këngës “I Asaj”, e cila është përfolur mjaft për shkak të klipit provokativ.
Edhe pse ndoshta është kritikuar ose lavdëruar për guximin që ka pasur Tuna në realizimin e kësaj videoje, klikimet vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në YouTube.

“Jam shumë e lumtur që kënga dhe videoklipi ‘I Asaj’ vazhdon të pëlqehet shumë në opinion. Për këtë falënderoj ata që më ndihmuan në realizmin e këtij projekti dhe në veçanti falënderoj të gjithë adhuruesit e mi të cilët bënë që kjo këngë të vlerësohet dhe të jetë një hit”, ka thënë ajo për Zëri.
Këngëtarja nga Maqedonia ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të lansojë edhe disa këngë dhe klipe të reja dhe se do të mundohet që edhe më tej të sjellë befasi për adhuruesit e saj.
Sunday, July 29, 2012

Genta Ismajli dhe Nora Istrefi ngrenë temperaturat


Që skena do atraktivitet, këtë gjë e kanë dëshmuar edhe këngëtaret tona të reja, të cilat gjithmonë mundohen të sjellin diçka më speciale për fansat e tyre, veçanërisht nëpër koncerte. Muaji i Ramazanit si duket nuk i ka penguar aspak koncertet e këngëtarëve, përkundrazi po ua shton punën atyre. Këtë radhë vendosëm të komentojmë daljet e fundit të dy këngëtareve seksi kosovare, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi.

Në një nga koncertet e saj në Gjilan, Genta si gjithmonë me performancat e saj seksi është ngjitur te disa shkallë të diskotekës, duke bërë që publiku të çmendet pas saj. E veshur me një palë pantollona të shkurta dhe një look krejt ndryshe me flokë kaçurrel, Genta këtë vit do të kujtohet për sjelljet e reja që ka bërë për fansat e saj. E ndërsa ajo mundohet të bëjë ”striptiz” nëpër koncerte, këngëtarja tjetër Nora Istrefi si duket ka preferuar të nxjerrë pjesët intime në publik.

E veshur me një triko si forma e të brendshmeve por nga mbrapa e gjatë si dhe me një palë këpucë ”alla” Lady Gaga, Nora Istrefi ka dhënë spektakël në një koncert në qytetin e Pejës duke lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në atë pub, të cilët me shumë vëmendje kanë ndjekur performancën e këngëtares seksi. ”Zogu” i saj për pak sa nuk ka dhënë spektakël në atë mbrëmje, por pasi u postuan të gjitha fotot nga koncerti, këngëtarja kishte kërkuar që ajo foto të largohet nga facebook, por kjo gjë nuk i shpëtoi gazetës sonë.

Noizy rikthehet me ish-të dashurën, Sabrijen

Sabrije Idrizaj, është emri i vajzës i cili u bë i njohur falë lidhjes që ka pasur me reperin e famshëm Noizy. Pas ndarjes së tyre, Sabrija nuk i kurseu fjalët e këqija për Noizin, duke pohuar se sa herë ai shkonte në Zvicër, ajo e mbante me para. Por ajo lidhje që dukej se nuk do të kishte një shans të dytë, me sa duket shansin e paska pasur, pasi thuhet se Noizy i është rikthyer lidhjes me të dhe kanë publikuar madje edhe disa foto bashkë.




Ndërkohë karriera e reperit po shkon shumë mirë. E megjithatë nëpër koncerte me performanca live ndodhin probleme. Për shkak të kohës së nxehtë, në një nga koncertet e radhës që rep-këngëtari i njohur Noizy ka mbajtur, i kanë dalë disa probleme me të mbathurat. Pasi në pjesën e sipërme në shumicën e koncerteve nuk mban veshur asgjë, të paktën në pjesën e poshtme reperi mban veshur diçka më të lehtë përfshirë këtu xhinse të shkurta por edhe boksera, të cilat i japin më shumë komoditet këngëtarit gjatë performancave. Trupi i tij i djersitur si duket ka dashur të çlirohet, por duke e vënë në siklet edhe vetë Noizin, i cili është munduar të parandalojë këtë spektakël para publikut duke u larguar për disa çaste nga skena e për t’iu rikthyer këngëve në vazhdim…
Saturday, July 28, 2012

Unikkatili kall Pejen...

Mbreti i repit shqiptar, Unikkatili, ashtu sic ishte paralajmeruar, ne menyre sensacionale performoi ne Peje, me saktesisht ne diskoteken Space Club.

Mijera adhurues, nga ane e mbane Kosova nuk kane mundur te besojne se Unikkatili do te performonte ne nje diskoteke, pasi nje gje te tille ai kurre nuk e ka bere me pare. Sidoqofte, Viktori jo vetem qe ishte pjese e koncertit te madh ne mbremjen ku performues kryesor ishin Elita 5, por lideri i TBA edhe kendoi disa kenge.

“Organizimi ishte i perkryer. Gjithcka shkoi si eshte me se miri. Sic e dini, Viktori nuk kendon neper diskoteka, por ne kemi arritur ta realizojme kete gje te pabeueshme, per shkak te njihemi familjarisht me familjen e Unikkatilit dhe ai nuk refuzoi te performonte, perkunder veshtiresive ne proces”.

“Kemi pasur shume telefonata diteve te fundit. Perpos atyre qe rezervonin vendin e tyre ne kete koncert madheshtor, kishte edhe prej tyre qe pyesnin se si eshte e mundur qe ai te preformoje ne Space Club pas koncertit te madh ne stadium ku ishin 20 mije persona. Ja qe ne e realizuam”.

“Ishte fantastike. Elita 5 u perkujdes per te pranishmit, por kur Unikkatili u ngjit ne skene, gjithcka u elektrizua. Nuk di si te shprehem per atmosferen, momentin ne te cilin Viktori filloi te performonte. Ai e ndau performancen e tij ne dy pjese. Ne fillim kendoi dy kenge dhe me pas ne pjesen e dyte kendoi edhe kater kenge te tjera, qe e ploteson performancen e tij”.

“Dua te falenderoj Viktorin per performancen e tij, ishte e jashtezakonshme. Ky eshte respekt per te gjithe njerezit ne Peje, jo vetem nga ana e reperit, por edhe nga ana jone, pasi jemi ne kete biznes qe 13 vjet dhe keto u kurorezuan me performancen e Unikkatilit”, ka deklaruar per Telegrafin pronari i Space Club, Adnani.

Koncerti i Unikkatilit ne Space Club u realizua pas performances se tij historike ne stadiumin e Prishtines, ku te pranishem ishin rreth 20 mije persona, ne ate qe u konsiderua koncerti me i madh mbajtur ndonjehere nga ndonje reper shqiptar.

Bertina me bikini

Ish banorja e “BB3”, Bertina Mehmeti e përfolur gjatë në media për shkak të raportit dashuror me Erionin, gjithashtu ish-banor në “Big Brother” ka publikuar së fundmi disa foto me bikini, në të cilat shfaqet mjaft provokuese.

Për Bertinën së fundmi është përfolur edhe një lidhje e re dashurie, me ish- këshilltarin e Behxhet Pacollit.


Friday, July 27, 2012

Dafina apo Elvana me seksi

Dy nga vajzat më seksi dhe kokurentë të forta në muzikën që ato sjellin dhe tendencën që ato ndjekin vijnë sot në ballafaqimin me njëra tjetrën.

Eshtë Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, ku nëse deri në dje konkuronin edhe si imazhe të kompanive të ndryshme, tashmë sikur në këto ditë të verës sfidojnë njëra-tjetrën edhe me veshje dhe zhveshje.


Vajzat nëpër koncerte të ndryshme shihen vetëm me “sotina”, madje të zeza për të qenë më seksi. Por ajo që duhet të themi se nëse Kosova ka një Dafinë, Shqipëria ka një Elvanë që e duan.

Thursday, July 26, 2012

Rita Ora tregon anën sensuale të saj (FOTO)

Zakonisht atë e shohim mjaft sportive në jetën e përditshme dhe në skenë, por këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, di që të jetë mjaft sensuale dhe femërore.

Këtë gjë 21-vjeçarja e ka treguar për një set fotografik për revistën Complex, ku Rita shfaqet mjaft provokuese.



Vesa Luma: Big Basta më bën të ndihem femra më e lumtur në botë


Sepse tani është e bindur më shumë se çdo herë tjetër që Big Basta është mashkulli i jetës së saj. I duhuri për të krijuar një familje e për të pasur një jetë të bukur, të mbushur me dashuri. Veç rrëfimit për jetën private këngëtarja ka ndarë me ne edhe shumë detaje të tjera nga ditë-netët e saj, që për momentin janë të mbushura plot me koncerte e muzikë.
Vesa si po kalon këto kohë?
Është verë dhe si zakonisht kjo periudhë është periudhë pune. Pas “X Factor” sërish në Prishtinë me bazë, por në lëvizje vazhdimisht.
Vera, me apo pa pushime. Cilat janë planet që ke bërë?
Vera deri tani pa as edhe një ditë pushim, por po shpresoj që deri në fund të gushtit do të vendos që të bëj pak pushim sa për të mbledhur energji akoma më shumë.
Si i kujton pushimet e para?
Meqë prindërit e mi kanë punuar gjithmonë, çdo verë kemi kaluar pushime të gjata të cilat zakonisht i bënim në Turqi, Kroaci apo Bullgari. Atëherë po që bëhej pushim dhe që relaksoheshe mirë. Sepse tani edhe pushimet me telefon në duar po i bëjmë.
Po pushimet e fundit?
Pushimet e fundit i kam bërë 5 ditë para një viti, por aq. Edhe po të dua nuk kam mundësi të bëj më shumë tani.
Vesa, vera është stina në të cilën këngëtarët prodhojnë më shumë. Sa e ndjen konkurrencën?
Është shumë e vërtetë që prodhimtaria muzikore shtohet gjatë verës, dhe më vjen mirë që janë bërë kaq shumë këngëtarë që mundohen të sjellin gjëra të reja e sidomos në Kosovë. Por vazhdoj të mendoj se çdo këngëtar ka publikun e vet. Vetëm do të kisha dashur që imagjinata muzikore të shkojë edhe më larg se kaq. Unë jam në një fazë ku kam nevojë të jap më shumë se kaq sa kam dhënë dhe të sjell një risi fillimisht për mua pastaj për publikun tim. E në këtë aspekt mendoj se konkurrenca është më e vogël.

A ka ndonjë kolege të cilën e cilësoni rivale?
Nuk dua të shprehem shumë me diplomaci, por nëse krahasoj gjërat që kanë bërë kolegët e mi dhe gjërat që kam bërë unë, mendoj që secili është munduar që të krijojë një imazh të veçantë tek publiku, gjë që është shumë e vështirë, e sidomos kur bëhet fjalë për origjinalitetin.
Flitet se mes disa këngëtareve ka ‘armiqësi’, a di ti ndonjë prej tyre?
Unë për vete nuk e konsideroj asnjë armik, përkundrazi kam respekt për të gjithë, e sidomos për ata që nuk janë ndalur së punuari tash e sa kohë. Nuk mendoj se ka vend për armiqësi sidomos në shoëbiz-in shqiptar ku çdo mundësi është minimale.
Cilat janë planet që ke në muzikë Vesa, do të ketë një këngë ose një klip të ri?
Një lajm është përhapur këto ditë që kam braktisur muzikën, përgjigja që kam unë është kjo: Më erdhi shumë keq për këtë dezinformatë, pikërisht në kohën kur po jap aq shumë për tregun muzikor, dhe kam qenë jashtëzakonisht aktive. Edhe në tregun botëror artistët marrin pushim për t’u inspiruar dhe akumuluar dhe këtë gjë po e bëj pjesërisht nëse mund të quhet pushim sepse ndërkohë po punoj për albumin tim të ri, me të gjitha këngët e reja. Dua që ky album të punohet me shumë përpiktmëri dhe kujdes, në mënyrë që publiku të ketë në duar atë që unë gjithë jetën kam dashur t’ua dhuroj.
Vesa, këto kohë emri yt ka qenë një ndër më të lakuarit në faqet e shtypit rozë për shkak të një historie dashurie me Big Bastën. Pse vendosët që ta pranoni kaq vonë lidhjen?
Sepse kemi pasur nevojë vetëm për njëri-tjetrin dhe kemi dashur ta ruajmë me fanatizëm deri në kohën kur ashtu siç e premtuam ishim vet ne që u ndjemë të gatshëm ta bëjmë publike.
Si jeni njohur bashkë?
Jemi njohur shumë kohë më parë, por kemi krijuar shumë miqësi gjatë kohës kur të dy ishim pjesëmarrës në “Dancing”. Në atë kohë ai më ka ndenjur shumë afër duke më bërë që ta dua Tiranën më shumë.

Sa kohë pas takimit të parë lindën ndjenjat?
Gjithçka ka qenë graduale, gjë e cila ka forcuar shumë ndjenjat tona. Nisi si një miqësi shumë e mirë, duke përfunduar me këtë ndjenjë që është ndjenja më e mirë në botë (buzëqesh).
Çfarë të tërhoqi më shumë tek ai?
Ka gjithçka që një femër do të kishte dashur që mashkulli i saj të ketë. Më bën të jem femra më e lumtur në botë. Pozitiviteti, inteligjenca dhe edukata e tij dita ditës më bën që ta dua më shumë.
Si është që të dashurin ta kesh edhe koleg (rival) e producent muzikor?
Ajo për ç’ka ndihem e lumtur është që neve na kanë lidhur gjërat e tjera përpara profesionit, ndërsa muzika dhe profesioni i njëjtë është një plus i madh, sidomos kur ke të bësh me një person jashtëzakonisht të talentuar. Po mësojmë shumë nga njëri-tjetri dhe në këtë aspekt ndjehemi shumë të fuqishëm.
Cilat ishin reagimet e miqve dhe familjes, kur i tregove që Big Basta është i dashuri yt? Është i njëjti reagim: “Jeni bërë për njëri-tjetrin”. Më është bërë shumë qejfi që sidomos fansat tonë janë shprehur po aq të lumtur sa edhe miqtë e familjarët tanë.
A ka ndonjë mundësi që ju të nisni bashkëjetesën?
E rëndësishme është që jemi të lumtur bashkë, të tjerat vijnë gradualisht. Shpesh herë ke thënë që ndoshta mund të vish të jetosh për fare në Tiranë, mendon se lidhja me Bigun mund të ndikojë në marrjen e këtij vendimi? Pse jo, Shqipëria më ka dhënë dashuri pafund.

Rita Ora “In” edhe me bikini

Sot të gjitha mediet janë shprehur me versione të ndryshme për një foto që u zbulua, ku shihen dy shoqe të këngëtares Rita Ora, duke e provokuar ose bërë shaka me këngëtaren.
Por, sensacioni Ora, tashmë çdo lëvizje e saj dhe në çdo foto komentohet, dhe flitet për të dhe duket ‘in’, qoftë edhe me bikini. Madje, me siguri veshja e saj me rroba banje, siç po e shihni, e ka edhe një shije-styling Rita aty brenda. Ndërsa nuk dihet nëse këngëtarja është në dijeni për këto foto, se kush e ka nxjerrë, apo ka dashur që vetë të jetë super e komentuar.
Wednesday, July 25, 2012

Noizy vendos te publikoj videon qe mbash peng prej shum kohesh duke rrahut Stresi. (VIDEO)

Noizy duke ecur ne tirane me anetaret e grupit te tij.. SHofin Stresin rruges edhe nga frika Stresi afrohet tek disa police qe ti shpetoje anterave te OTR.. pasi ishin te shumte ne numer ata vazhdojne te ecin dhe bejne foto me femra … KLiko me Poshte edhe shiko Videon NE Youtube..





Noizy i bashkohet Ardianit dhe Gentes ne koncertin humanitar

Koncerti humanitar, i cili u mbajt në qendër të Prishtinës në një nga klubet më të njohura, parmbrëmë kishte edhe një tjetër protagonist.

Është fjala për reperin nga Shqipëria Noizy, që i është bashkuar kësaj iniciative të ideuar në fillim nga këngëtari Ardian Bujupi dhe që iu bashkua edhe Genta Ismajli.

Ardian Bujupi ka prezantuar këto ditë nëpër koncertet e tij edhe videon dhe këngën më të re “I'm Feeling Good”. Ndërsa këngëtari “super star” po pritet shumë mirë në Kosovë në koncerte të ndryshme. Ndërsa paratë e grumbulluara nga koncerti i mbrëmshëm kanë shkuar për fëmijët jetimë në Prishtinë.

Ledri Vula ‘kërcënon’ me armë

Reperi i cili ditë më parë ka vendosur të largohet nga muzika, Ledri Vula, në rrjetin social Facebook ka postuar një foto ku shihet me armë duke ia drejtuar vetes.
Në njërën foto, Ledri ka të dretjuar armën nga koka e tij, ndërsa në foton tjetër arma është në tavolinë.
Nuk dihet se pse këto foto, pasi që po të ishte ende në muzikë do dyshonim për ndonjë videoklip të radhës, mirpëo mund të jetë thjeshtë vetëm një set fotografik.

Hackohet Dafina, fshihet kënga Tonight



Këngëtarja Dafina Zeqiri serish Hackohet! Tonight ishte videoklipi i fundit qe lansoi në mediat tona, për të cilin klip thuhet që ka shpenzuar një shumë të konsiderushme te parave, duke bërë xhirimet në Amerikë.
Pas lansimit ‘Tonight” pati një sukses të jashtëzakonshem duke grubulluar shumë klikime, po thuaj e kaloi mbi 1 milion. Por tash ajo ka një problem. I është fshir videoja nga kanali i youtubes duke ja hackuar edhe fanpagen e saj në rrjetin socila facebook. Kjo nuk është hera e parë që Dafina ballafaqohet me probleme të tilla.

Shkendije Mujaj, Ja Kur Nuk Do T’i Zbuloj Me Te Pasmet…

Nuk ka dite qe ajo nuk nxjerr ndonje foto provokuese ne profilin e saj, ndersa ndez adrenalinen e adhuruesve meshkuj, te cilet i ka ne Facebook.
Komente nga me te ndryshmet, madje dhe nga ato komentet banalet, nuk e pengojne aspak. E kane krahasuar me Jenifer Lopez dhe Kim Kardashian per shkak te fizikut te saj dhe vitheve, te cilat i reklamon me shume krenari.
‘’Prapanica ime eshte me se origjinale dhe kete forme e kam arritur duke u stervitur ne menyra te ndryshme, pra ka 5 vite qe po djersitem me ore te tera te bej kete forme amazing ass, dhe ate dite kur te shoh nje pale vithe me seksi mes kengetareve tona, nuk do pozoj me, ka perfunduar Shkendija.
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.