Monday, July 23, 2012

Edhe VIP-at agjërojnë

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit. Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi. Ka ndodhur shpesh kjo me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë për “Summer Pages” që megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit mysliman.
Të devotshëm ndaj besimit mysliman janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar gjatë netëve të mira. Ndërkaq, Teuta Kurti është gjithashtu një besimtare e devotshme. Gjatë një prononcimi të dhënë së fundmi për mediat këngëtarja Kurti është shprehur se “Agjërimin e Ramazanit e kam mbajtur përherë që në moshën e adoleshencës, ndonëse për mua ky muaj është muaji më i bekuar dhe më i adhuruar.Këtë përkushtim e kam nga familja ime, e cila i përkushtohet fesë sonë myslimane dhe unë e trashëgoj nga ta. Fatmirësisht edhe familja e bashkëshortit është e dhënë pas fesë dhe kështu që jam e lumtur për këtë fakt. Unë përveç që agjëroj i kryej edhe ritet fetare siç është falja e namazit dhe thënë të vërtetën ndjehem shumë mirë shpirtërisht kur kryej obligimet fetare ndaj Allahut”. Sakaq Zaimina Vasjari bën pjesë gjithashtu në këngëtaret besimtare. “Kam agjëruar ditën e parë të muajit Ramazan, do të agjëroj dhe ditën e fundit si dhe në Natën e Kadrit. Koncertet na e bëjnë të pamundur agjërimin, jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje…”, –shprehet bukuroshja Vasjari për suplementin.
Ndërkohë që emra të tjerë në Kosovë dhe Maqedoni të tillë si Shpat Kasapi, Adrian Gaxha, Gili, Leonora Jakupi, Tuna, Big Mama, etj, pavarësisht koncerteve të shumta kanë nisur agjërimin – ndonëse jo me kohë të plotë.
Sunday, July 22, 2012

Adelina: “E refuzova Ezelin”, fansat e tallin në rrjetet sociale

Nuk ka nevojë t’i transfmormin gazetarët deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta qe nuk janë të thëna nga unë në lidhje me Ezelin! Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër, çka janë këto shkrime skandaloze…”, me këtë reagim e ka filluar ditën këngëtarja seksi Adelina Tahiri, e cila gjatë gjithë javës që kaloi është marre nëpër gojë gati nga çdo media, portal, forum si dhe nëpër rrjetet sociale. Shkas për këtë është berë një intervistë e saj dhënë para disa ditësh, ku këngëtarja Tahiri ka treguar se gjatë qëndrimit në Stamboll, në nje qendër tregtare ka pasur rastin të takojë aktorin turk Kenan I.Mirzalog, i njohur per shqiptarët me rolin e tij lë Ezelit në serialin me po të njëjtin emër. Këngëtarja me tej ne intervistë ka deklaruar se ai e ka pyetur mos ëshlë ruse, por kjo ia ka kthyer se është shqiptare nga Shkupi, ndersa ai i ka kërkuar numrin e kontaktit të cilin Adelina nuk ia ka dhënë! Gjatë garës në Dancing, ai vërtet kishte vizituar Shkupin për disa projekte me disa kompani turke, por që këto deklarata shqiptarët i kanë marrë si gënjeshtra dhe gjatë tërë javës nëpër rrjetet sociale sajonin fotografi dhe imazhe në të cilat përqeshej veprimi i këngëtares Adelina Tahiri.

Rita Ora tregon më shumë seç duhet







Rita Ora Hirushja e 2012-es

Ndryshe nga shumë pop-artistë, të cilët bëjnë mjaft marifete, individualiteti i saj është i padiskutueshëm. Duke iu falënderuar vokalit të saj tmerrësisht të freskët, këngëtarja e cila jeton që e vogël në Britani të Madhe, është unike.

Këngëtarja 19 vjeçare nga Kosova, Rita Ora – e cila ka nënshkruar kontratë me Rock Nation, kompaninë e të famshmit Jay Z – nuk lodhet së shfaquri talentin e saj.

“Të jesh ndryshe duhet të tingëllosh ndryshe”, thotë Rita. “ Stili im muzikor është mjaft i lirë. E dua muzikën pop dhe e bëj me mprehtësi. Dua ta sjell këtë stil britanik në Amerikë, ngase kemi shanse të ndryshme në muzikë”.

E lindur në kryeqytetin kosovar – Prishtinë, Rita bashkë me prindërit ishin shpërngulur në Londër për të ikur nga lufta kur ajo ishte vetëm dy muajsh. Si 14 vjeçare , Ritës iu ofrua një producent teksa ajo po interpretonte në një ngjarje.

“Derisa unë po këndoja, një producent më kishte vënë re. Ai më pa dhe më ftoi në studion e tij”, thotë Rita rreth takimit me producentin e njohur Martin Terefe. “Nuk e mora seriozisht këtë gjë, por pastaj ai më dha një vizitkartë. ‘Oh, ai më dha vizitkartën!” Kështu Rita shkoi në studio të tij pasi kishte kryer mësimin në shkollë. Aty ajo këndoi për të dhe ai nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare”.

Terefe, i cili ka bashkëpunuar me Jason Mraz, Cat Stevens etj., shërbeu si mentori i parë muzikor për Ritën. “Ishte një mundësi e madhe dhe unë jam me të vërtetë mirënjohëse, sepse më kanë ndihmuar kaq shumë njerëz që emri im të bëhet i njohur”.

Jo shumë kohë pas, ajo ishte kontaktuar nga një A&R në një koncert në Londër, i cili e njihte Ritën nga studio e Terefe. “Ajo po më pyeste çfarë po bën?” – “Jam duke e marrë diplomën e shkollës”, i thashë. ‘ Eja takohemi nesër”, kujton Rita takimin me të. “Shkova në drekë me të dhe po i tregoja disa gjëra të vogla nga laptopi im. E di kush do ishte i mirë për ty? Jay Brown, president i Rock Nation. “Nuk e dija se ai kishte lidhje me Jay-Z në atë kohë. Ajo e thirri atë në telefon dhe më tha t’ia çoja ato gjërat e vogla”, rrëfen Rita për takimin që do i mundësonte të lidhej me Rock Nation.

Në dhjetor të vitit 2008, pesë ditë pas dërgimit të muzikës së saj te Brown, Rita mbërriti në New York për t’u takuar me drejtuesit e ROCK Nation. Tri ditë më vonë, ajo siguroi një kontratë në labelin e tyre. “Ishte përtej mundësive të një 19 vjeçareje”, tregon James Brown.

Tani që ka një ekip të pabesueshme pas saj, Rita ka pasur mundësi të fillojë krijimin e albumit të saj debutues, i cili është cilësuar stilistikisht ndryshe dhe emocionalisht i angazhuar. Këtë e bën përzierja e gjerë e artistëve, të cilët kanë pasur ndikim tek ajo, duke u nisur nga Sade, Amy Winehouse, MGMT dhe Beyonce. Zëri i saj ka një ton të pasur dhe të zjarrtë, që evokon një cilësi të përjetshme.

“Unë mendoj se albumi im nuk duhet të jetë mbi të gjitha një zhanër”, thotë Rita. “Çdo udhë duhet të jetë çdo gjë që kam dëgjuar. Kjo është ajo çfarë jam. Unë e shoh atë si pop i lirë. Muzika është e gjitha një gjë, është vetëm rreth shprehjeve të ndryshme”, shprehet Rita rreth karakteristikave të saj si këngëtare.

Debutimi i Ritës

Debutimi i Ritës sigurisht kishte ndikimin e vet dhe krijoi një shije të mirë. “Unë e dua çdo këngë, sepse çdo këngë ka një anë të ndryshme për mua ose një kuptim të ndryshëm,” thotë ajo. “Nuk mendoj se kam nevojë për të shkuar më tej për të bërë veten time të ndryshme. Në qoftë se ju jeni vetja juaj, atëherë jeni të ndryshëm pa marrë parasysh çfarë. Unë jam me të vërtetë për pavarësi dhe individualitet. “Jam vetëm një shpirt i lirë”, shprehet Rita teksa paralajmëron: Tërë këtë do ta kuptoni se për çka e kisha fjalën kur të më shihni në skenë”.

Hirushja e 2012-ës

Ndërkohë, Rita ka tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare. “The Independent” e ka cilësuar në një reportazh si vajza që po përjeton historinë e Hirushes. E cilësuar nga revista si ‘Gwen Stefani’ e Kosovës, Rita megjithatë thotë së është e thjeshtë në paraqitje. “Unë bëj kombinime me bizhuteri shumë të lira, duke i përshtatur ato me trendët e veshjes, si p.sh. me ndonjë çantë “Channel”. Jetoj në Portobello Road (Londrën Perëndimore), kështu që gjithmonë jam në treg”, pohon Ora. Biondina kaçurrele me sy të thellë është rritur duke dëgjuar The Beatles, Duran Duran dhe Eric Clapton, por edhe muzika soul nuk mbetet pas. Nga kontrata me Rock Nation parashikohet që një këngë të dalë këtë vit, përpara daljes së albumit të saj të parë në vitin 2012. Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe bashkëpunimi me Jay-Z, Kanye West dhe Beyoncé.

Beyonce është idhull i saj

“Beyoncé është një nga idhujt e mi dhe përfshirja e saj në projektin tim më ka bërë të pickoja veten, për të kuptuar nëse është ëndërr apo realitet. Por, në këto raste duhet të mbash qetësinë pasi edhe ata janë njerëz normalë. Dhe, për më tepër, kjo është pjesë e procesit, këto miqësi i fiton gjatë rrugës”, thotë Ora me modesti për “The Independent”. “Do të më pëlqente të fitoja Grammy, ndoshta për aktrim. Por, aktualisht vetëm dëshiroj që albumi im të jetë i përkryer. Shpresoj që të gjithë ta pëlqejnë aq sa edhe unë. 

Trofeu “Tim”, Inter mposht Milanin dhe Juventusin


Skuadra e Interit ka treguar se kete sezon eshte nje kandidate e forte peballe Milanit dhe Juventusit, te cilat ka arritur ti munde ne miqesoret e turneut “Tim”.
Ne ndeshjen e pare, ajo midis zikalterve dhe kampioneve ne fuqi, ne fushe u pa Lucio, qe luajti per here te pare perballe ish-shokeve te ekipit. Goli per u rrealizua nga Coutinho ndersa Juventusi rrezikoi dy here me Quagliarellan, por ndersa ne rastin e pare sulmuesi goditi ne menyre te pabesueshme jashte, ne episodin e dyte portieri Handanovic realizoi nje pritje te mrekullueshme.
Ne ndeshjen e dyte, kampionet e Italise realizuan nje paraqitje te mire ndaj Milanit, ne ndeshjen e pare qe prej largimit te Ibres dhe Thiago Silves, ndersa diferencen e beri nga pika e bardhe e 11-metershit Vucinic.Sfida e trete, ajo e derbit te Milanos, ishte edhe me spektakolarja nga te gjitha. Pas tre minutash loje, nje gjuajtje e furishme e Boateng “qethi” traversen, ndersa El Sharaey perfitoi nga nje pasiguri e Chivus, per te kaluar ne avantazh kuqezinjte me nje goditje te kryqezuar brenda zones.
Megjiithate, dhjete minuta me pas, ne te 25’, kolumbiani Guarin barazpeshoi rezultatin, me nje goditje me koke ne nje asist te Palacios. Ndersa do te jete Palacio ai qe pasi mposhti Acerbin ne nje duel, realizoi golin ventimar, duke i dhene fitoren skuadres se tij.

Vildane Zeneli, "vithet e mia, po aq te famshme sa zeri i Rita Ores"

Rita eshte nje kengetare shume e talentuar dhe une jam shume e lumtur per sukseset e saj.
Eshte e mrekullueshme, e bukur dhe ka shume humor. Ajo ka nenshkruar me Jay Z, ndersa une po bashkepunoj me shtepine diskografike "Interscope Records" Te gjithe duhet te shohin se cfare gjerash te medha jemi ne gjendje te bejme ne kosovaret. Femrat shqiptare jane me te mirat.

Me keto fjale, modelaj e njohur shqiptare Vildane Zeneli, ka dashur te beje me dije perpjekjet qe po ben ne boten e muzikes, si dhe te tregoje se miqesia e saj me Riten, eshte me e forte se kurre. Nga ana e saj, Vicky, sic njihet ajo ndryshe, eshte nje femer mjaft e bukur dhe e preferuar ne Hollywood, me linja te theksuara, per te cilat ajo kujdeset shume." Sot jam ushtrua dy here ne palester. S'me besohet qe ja kam dale. Jam fokusuar maksimalisht, pasi dua qe vithet e mia te jene me ne forme se kurre". standard.

Zbulim i pabesueshem!!! Gjendet kod ne syte e Mona Liza!!!

Dan Brown shfajesohet pjeserisht,si tek filmi dhe te libri.gjithe misteri fillon nga Mona Liza…Padrejtesisht shumica perqendrohen te buzeqeshja egnimatike… 


Syte e saj sic duket fshehin sekretin dhe kerkuesit ekseprte e zbuluan me mjetet e teknologjise se fundit!
Me instrumentet e vecanta shikojne shkronja mikroskopike dhe shifra ne syte e piktures dhe besojne se eshte celsi per te zhbllokuar kodin e vertet te Da Vincit.
Deri tani kane zbuluar ne syrin e djathte germat LV te cilat mendojne se simbolizojne inicialet e Leonardo Da Vinci,ndersa ne syrin e majte ka disa simbole te tjera te cilat nuk duken qarte.
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.