Tuesday, July 24, 2012

Shalqiri më i rëndë, 119 kilogramësh



Shalqiri është një frut shumë freskues veror. Por, shumëkush nuk e di se ekzsitojnë mbi 1 200 lloj të ndryshme shalqiri, që kultivohen në qindra shtete të botës, nga të cuilat Kina është prodhuesi më i madh me 63 milionë tonë shalqi në vit.  

Shalqirin më të madh e ka kultivuar në vitin 1990 amerikani Bill Carson, në shtetin federal Tenesi, shalqi ky që peshonte 119 kilogramë.  

Në vitin 1939 është prodhuar shalqiri pa farë, gjë që është arritur asisoj që lulet e pafekonduara janë trajtuar me një acid specifik.  

Historia thotë se shalqiri për të parën herë është shijuar nga njerëzit para 5 mijë vjetëve në Egjipt. 

Richard le Fevre mban rekordin sa përket ngrënies së këtij fruti. Ai për 15 minuta ka arritur të hajë mbi 10 kilogramë shalqi. 

Elvana Gjata “çmend” publikun vlonjate



Vlorë, 24 korrik – Nuk ka pushime për Elvana Gjatën. Edhe pse ky sezon ishte shumë i ngjeshur për këngëtaren e skenës shqiptare, ajo përsëri është në gatishmëri. Bukuroshja ka qenë këtë javë në Vlorë, ku duket se ka ngritur në këmbë publikun.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave jo vetëm me këngët, por edhe me lukun e saj. Përpos koncerteve që këtë verë kanë qenë të shumtë si brenda edhe jashtë Shqipërisë, Elvana pritet të nxjerr në treg edhe një tjetër videokëngë, që pritet të bëhet një hit veror.
Monday, July 23, 2012

Rites ja puthin edhe...



Miami, 23 korrik - Këngëtarja Rita Ora çdo ditë po shfaqet me fotografi interesante dhe provokative. 

Ditë më parë ishin publikuar disa foto të saj, ku i shiheshin të pasmet gjatë performancës në një koncert. 

Tash Rita shihet “vet e treta” në një foto ku dy vajzat janë ulur poshtë dhe puthin gjokset e Ritës.

Unikkatil viziton varrin e Ibrahim Rugovës

Prishtinë, 23 korrik - Pasi që ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Prekaz ku prehen eshtrat e familjes heroike te Adem Jasharit, Unikkatil ka bërë homazhe edhe të varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Reperi i cili në stadiumin e Prishtinës i mblodhi as më pak e as më shumë, por 20 mijë shqiptar, njihet si ‘patriot’ ndërsa i thur vendit vargje dhe rima të kombinuar me bita!

Unikkatil, siç citon orainfo, gjithnjë është shquar për këngët e tij që e kanë përshkruar gjendjen shoqërore të shqiptarëve. Ai ka ‘nem e ka true’ në llogari të atyre që e kanë sjellë popullin në këtë ‘derexhe’, kurse tekstet e tij janë vlerësuar edhe nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Unikkatil UÇK!

Reperi i cili në stadiumin e Prishtinës i mblodhi as më pak e as më shumë, por 20 mijë shqiptar, njihet si ‘patriot’ ndërsa i thur vendit vargje dhe rima të kombinuar me bita!
Unikkatil gjithnjë është shquar për këngët e tij që e kanë përshkruar gjendjen shoqërore të shqiptarëve. Ai ka ‘nem e ka true’ në llogari të atyre që e kanë sjellë popullin në këtë ‘derexhe’, kurse tekstet e tij janë vlerësuar edhe nga shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.
Pas koncertit të së dielës së kaluar në Prishtinë, Viktor Palokaj, i njohur më shumë si Unikkatil, vazhdon ta shijoj vendlindjen, duke e zgjatur pushimin para se të kthehet në Amerikë.
Së fundi ai ka qëndruar në kompleksin përkujtimor të Prekazit ku prehen eshtrat e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të familjarëve të tij.
Unikkatil është kapur në një fotografi te varret e Jasharajve duke e mbajtur në dorë emblemën e UÇK-së.

Edhe VIP-at agjërojnë

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit. Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi. Ka ndodhur shpesh kjo me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë për “Summer Pages” që megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit mysliman.
Të devotshëm ndaj besimit mysliman janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar gjatë netëve të mira. Ndërkaq, Teuta Kurti është gjithashtu një besimtare e devotshme. Gjatë një prononcimi të dhënë së fundmi për mediat këngëtarja Kurti është shprehur se “Agjërimin e Ramazanit e kam mbajtur përherë që në moshën e adoleshencës, ndonëse për mua ky muaj është muaji më i bekuar dhe më i adhuruar.Këtë përkushtim e kam nga familja ime, e cila i përkushtohet fesë sonë myslimane dhe unë e trashëgoj nga ta. Fatmirësisht edhe familja e bashkëshortit është e dhënë pas fesë dhe kështu që jam e lumtur për këtë fakt. Unë përveç që agjëroj i kryej edhe ritet fetare siç është falja e namazit dhe thënë të vërtetën ndjehem shumë mirë shpirtërisht kur kryej obligimet fetare ndaj Allahut”. Sakaq Zaimina Vasjari bën pjesë gjithashtu në këngëtaret besimtare. “Kam agjëruar ditën e parë të muajit Ramazan, do të agjëroj dhe ditën e fundit si dhe në Natën e Kadrit. Koncertet na e bëjnë të pamundur agjërimin, jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje…”, –shprehet bukuroshja Vasjari për suplementin.
Ndërkohë që emra të tjerë në Kosovë dhe Maqedoni të tillë si Shpat Kasapi, Adrian Gaxha, Gili, Leonora Jakupi, Tuna, Big Mama, etj, pavarësisht koncerteve të shumta kanë nisur agjërimin – ndonëse jo me kohë të plotë.
Sunday, July 22, 2012

Adelina: “E refuzova Ezelin”, fansat e tallin në rrjetet sociale

Nuk ka nevojë t’i transfmormin gazetarët deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta qe nuk janë të thëna nga unë në lidhje me Ezelin! Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër, çka janë këto shkrime skandaloze…”, me këtë reagim e ka filluar ditën këngëtarja seksi Adelina Tahiri, e cila gjatë gjithë javës që kaloi është marre nëpër gojë gati nga çdo media, portal, forum si dhe nëpër rrjetet sociale. Shkas për këtë është berë një intervistë e saj dhënë para disa ditësh, ku këngëtarja Tahiri ka treguar se gjatë qëndrimit në Stamboll, në nje qendër tregtare ka pasur rastin të takojë aktorin turk Kenan I.Mirzalog, i njohur per shqiptarët me rolin e tij lë Ezelit në serialin me po të njëjtin emër. Këngëtarja me tej ne intervistë ka deklaruar se ai e ka pyetur mos ëshlë ruse, por kjo ia ka kthyer se është shqiptare nga Shkupi, ndersa ai i ka kërkuar numrin e kontaktit të cilin Adelina nuk ia ka dhënë! Gjatë garës në Dancing, ai vërtet kishte vizituar Shkupin për disa projekte me disa kompani turke, por që këto deklarata shqiptarët i kanë marrë si gënjeshtra dhe gjatë tërë javës nëpër rrjetet sociale sajonin fotografi dhe imazhe në të cilat përqeshej veprimi i këngëtares Adelina Tahiri.
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.