Friday, September 14, 2012

Rita Ora ,“Në Kosovë më bën të ndihesha si princeshë”



Këngëtarja Rita Ora ka bërë që Kosova të përmendet më shumë sesa kurr nëpër mediat amerikane, pas vizitës së saj në vendlindje. Edhe tash kur ajo i është rrikthyer jetës së saj në Amerikë, po vazhdon ta përmend eksperiencën të cilën e ka kaluar në Prishtinë gjatë javës së kaluar.

Ajo madje thotë se ato dy ditë kanë qenë të magjishme.

“Më dukej sikur jam Princesha Diana. Të gjitha planet ishin ndryshuar dhe prisnin për mua. Kanë qenë gjashtë makina të parkuara për mua aty. Njerëzit qanin në rrugë. Jam mrekulluar”, ka thënë Rita.

Së fundmi ka thashetheme se ajo do ia zërë vendin këngëtares tjetër britanike, Cheryl Cole për tu bërë fytyra promovuese e kompanisë së madhe të kozmetikës, “L’Oreal”.www.lajmesot.net

Cilat janë ato femra qe ‘çmendin’ djemtë?



Zakonisht thuhet se femrat janë ato të cilat zgjedhin më shumë te meshkujt. Mirëpo realisht, meshkujt janë njëlloj zgjedhës të mëdhenj. Ekzistojnë disa lloje të femrave të cilat posedojnë karakter të veçantë të cilit meshkujt nuk mund t’i rezistojnë. Ja se cilat janë ato:
1. Femrat spontane
Ky lloj i femrave i përfshin ato të cilat e mbajnë të zgjuar fëmijën në të, kanë sens për humor dhe di ta bëjnë të dashurin të qeshet me lot. Disa dashurohen te këto për shkak të mënyrës së tyre të thjeshtë të të menduarit, ndërsa të tjerë për shkak të shkëlqimit konstant në sytë e saj dhe për shkak të spontanitetit që ajo ka.
2. Femrat modeste
Femrat modeste nuk shqetësohen nga gjërat materiale. Për të nuk është domethënëse rroga mujore e të dashurit, e as fakti se kush janë prindërit e tij. Ajo e do mashkullin për atë që është, e jo për shkak të gjërave që mund t’i përfitojë nga ai. Femrat modeste nuk kanë kërkesa joreale dhe prandaj çmohet dhe dëshirohet nga meshkujt.
3. Femrat senzuale
Femrat e tilla joshin meshkujt shumë. Ato nuk turpërohen lehtë dhe janë të vetëdijshme se posedojnë një seksibilitet magnetik dhe nuk frikohen ta përdorin atë. Një femër e tillë nuk mendon se mashkulli duhet të jetë ai që të iniciojë marrëdhënie në shtrat dhe nuk heziton ta bëjë hapin e parë. Meshkujt i dëshirojnë sepse me të ndjehen të dashur.
4. Femrat e buta romantike
Këto femra në vete përmbajnë një sharm femëror, flasin fjalë të ëmbla dhe posedojnë një qëndrim elegant. Ato janë të lumtura që partneri i tyre kujdeset për to dhe kanë pikëpamje pozitive ndaj jetës. Meshkujt e duan sepse nuk është agresive, di t’i magjeps ata me gjeste romantike dhe nuk i krijon shtypje atij, ndërsa nga ai kërkojnë vetëm vëmendje dhe dashuri.
5. Femrat me karakter të fortë
Femrat e tilla janë inteligjente, këmbëngulëse dhe saktë e dinë se çfarë duan. ato kanë ëndrra dhe qëllime të cilat mundohet t’i arrijnë. Nuk presin princin në kalë të bardhë që t’ia zgjidh të gjitha problemet dhe t’ia plotësojë të gjitha dëshirat. Partneri rrallë herë do ta shohë me lot në sy dhe ajo asnjëherë nuk do t’i përdorë emocionet e saj për të manipuluar me të.Zakonisht thuhet se femrat janë ato të cilat zgjedhin më shumë te meshkujt. Mirëpo realisht, meshkujt janë njëlloj zgjedhës të mëdhenj.
6. Femrat “sfidë”
Meshkujt e duan shqetësimin të cilin ia jep loja e dashurisë. Ata i duan femrat të cilat janë tërheqëse, të sofistikuara e sharmante dhe që nuk ia servojnë zemrën dhe kujdesin aq lehtë. Edhe pse shumë meshkuj i dëshirojnë këto femra, rrallë kush guxon t’ju afrohet atyre dhe të jetë i durueshëm me to.
7. Femrat e kujdesshme
Këtu bëjnë pjesë femrat të cilat nuk ndalen së kujdesuri për partnerin e tyre. Për të nuk është aspak e vështirë t’i mbledhë gjërat të cilat ai i ka lënë në tokë, ajo është çdoherë e gatshme ta dëgjojë atë dhe t’i dhurojë përkrahje dhe respekt.
8. Femrat jokonvencionale
Në të fshihet diçka e veçantë që e veçon atë nga të tjerat. Ajo asnjëherë nuk do të shqetësohet pse i dashuri i saj ka harruar t’ia urojë Shën Valentini sepse nuk i dëshiron klishetë e tilla të dashurisë. Këto vajza kanë ide jo të zakonshme dhe vrapojnë pas sfidave të ndryshme. Nga to mund të pritet çdo gjë, ndërsa meshkujt i duan sepse çdo ditë me to është risi dhe aventurë.www.lajmesot.net

Ja kush është vendi më i preferuar per seks


Ja kush është vendi më i preferuar per seks
Seksi ne zyre duket aktiviteti i pëlqyer nga meshkujt, sipas një sondazhi të Playboy në Gjermani.
Puna është një e drejtë, shpesh një detyrë, por mund të bëhet edhe një kënaqësi, sidomos nëse aktiviteti në fjalë kryhet “mbi skrivani”.
Mirëpo s’hyjnë fare kompjuterat e dokumentet: flitet për seksin.
Sipas një sondazhi të Playboy në Gjermani, vendi i preferuar nga meshkujt për t’iu përkushtuar seksit, është pikërisht zyra.

Pra duket se as që përfillen çarçafët, pasi është më mirë pjesa mbështetëse e fortë e një skrivanie.

Nuk bëjnë punë as dritat e ulura dhe muzika në sfond, sepse neonët dhe telefonët që bien duket se janë ata të duhurit për një ambient perfekt, sidomos kur bëhet fjalë për “raporte” të shpejta jashtëmartesore.
Sipas sondazhit, 1 në 5 meshkuj ka bërë të paktën një herë seks në punë.

Madje në 15% të rasteve nuk ka qenë një episod i vetëm, por është përsëritur të paktën 10 herë.

Po me ç’partnere? Në 15% të rasteve, raporti mbi skrivani është konsumuar me shefen, mirëpo ka edhe nga ata, të cilët kanë synuar me sukses “stazhistet”.

Kështu, më shumë sesa pauzë kafeje, më e shijshme është kur këtë kohë ia dedikon kolegeve.

Seksi në zyrë duket se nuk kursen askënd, as të martuarit, apo të lidhurit prej kohësh, nëse është e vërtetë që 30% e të intervistuarve ka pranuar se janë “vonuar” në punë për arsye jo profesionale.

Mirëpo, edhe mes meshkujve, ekziston një kategori që kanë thënë se s’kanë bërë asnjëherë seks në punë: ata janë 50-60 vjeçarët.

Ndërsa mes të rinjve nga 18-29 vjeç duket se ka një farë përmbajtjeje për të mos paragjykuar karrierën, pasi vetëm 16% kanë pranuar se i janë dorëzuar joshjeve të kolegeve.

Veç zyrës, në vendet e tjera të preferencave të meshkujve për seks mbeten motel, apo edhe banjot e restorantit, pas ngrënies.

Madje edhe për gratë në karrierë duket se nuk janë kundër “lëshimeve epshndjellëse” si shtëpiake të dëshpëruara, teksa në alternativë si partner i rastit është edhe kopshtari.www.lajmesot.net
Thursday, September 13, 2012

Vdes sportisti më i shkurtër në botë



Sportisti më i shkurtër në botë ndërroi jetë ditën e enjte në moshën 23-vjeçare.
Aditya “Romeo” Dev, një “bodybuilder” me gjatësi prej 80 centimetrash dhe me peshë prej vetëm dhjetë kilogramësh, ndihej në formë të shkëlqyer dhe ishte stërvitur si çdo ditë, përpara se të humbte ndjenjat gjatë mbrëmjes.
Ai humbi jetën në spital në krahinën e Punjabit në Indi dhe mjekët përcaktuan se Dev kishte vuajtur një hemorragji në tru, si rrjedhojë e një sindrome nga e cila vuante prej disa vitesh.

“Ndonëse mjekët na kishin paralajmëruar se me gjendjen e tij fizike mund të mos jetonte shumë gjatë, kjo është një humbje katastrofike për familjen tonë. Do ta vajtojmë gjithmonë humbjen e Dev, njeriut që na bënte të gjithëve të lumtur, ndonëse Dev lindi me një formë të rrallë të nanizmit, ai nuk e la asnjëherë sëmundjen që ta mposhte” tha babai i tij Anil Dev.
Ndonëse peshonte pak më shumë se nëntë kilogram, 23-vjeçari arrinte të ngrinte peshat 1,5 kilogramësh, të bënte paralele dhe kishte punuar shumë për të krijuar një formë të plotë muskulore, ashtu si një “bodybuilder” i vërtetë, i buzëqeshur dhe i lumtur.

Pink dhe Eminem sjellin këngë së bashku



këngëtarja Pink dhe rep këngëtari i famshëm Eminem kanë publikuar këngën e tyre të re, "Here Comes the Weekend".
Kjo këngë bën pjesë në albumin e ri të këngëtares, "The Truth About Love" në të cilin përfshihen dueti me Lily Allen dhe hiti i saj i fundit, kënga "Blow Me (One Last Kiss)".

Duke folur rreth asaj se si erdhi deri tek ky bashkëpunim, Pink tha:
"Ai më tha, ‘A dëshiron të bësh një këngë me mua?’ Me gjithë qef, i thash dhe e pyeta ‘A dëshiron të bësh një këngë me mua?’ dhe ai tha Me gjithë qef. Uruam njëri tjetrin. Nuk nënshkruam asgjë. Dhe u bë".

Këngëtarja e ka përshkruar "Here Comes The Weekend" si një këngë për klubet e natës dhe tha se kjo këngë i paraprinë një bashkëpunimi tjetër mes tyre.

"Ne do ta kemi edhe një këng tjetër në të ardhmen që do të jetë e cmendur".

Albumi i ri, i cili është i gjashti në karrierën e Pink do të dalë në shitje në Britaninë e Madhe me 17 shtator derisa në Amerikë do të mund të blihet vetëm një ditë më vonë, me 18 shtator.

Kim, më e fortë (Foto)



Kim Kardashian, e cila po shijon lidhjen e dashurisë me reperin Kanye West, vazhdon të përkujtohet për të kaluarën e saj jo aq të ndritur.
Në një interviste, Kim ka folur për incizimin e saj intim që ishte publikuar nga ish i dashuri Ray J, në vitin 2007.
E pyetur nëse ishte penduar që ka incizuar atë video, Kim ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë: "Jo. Jam person më i fortë për shkak të të gjitha gjërave të këqija që më kanë ndodhur". 
"Ishte shkatërruese, por në jetë nuk vlerësohesh në bazë të gabimeve që bën, por mënyrës se si i tejkalon ato. Ai ishte i dashuri im në atë kohë, nuk ishte asgjë skandaloze", ka përfunduar Kardashian

Njeriu me flokët më të larta në botë (FOTO)



Ky njeri ka flokët më të larta në botë që janë bërë ndonjëherë, dhe tani është bërë rekordmeni botëror në librin Guinness, për të provuar këtë.

Kazuhiro Watanabe me stilin e flokëve të quajtur Mohawk, ka rritur flokët që arrin lartësinë prej, 3ft (afër 1m) pasi i ka rritur ato per 15 vjet.

Stilistit nga Tokio, i merr dy orë kohë për t’i bërë ato të qëndrojnë në këmbë, duke përdorur spreja të ndryshme flokësh./Indeksonline/

 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.