Sunday, September 16, 2012

Genta, pa të dashur (FOTO)



Këngëtarja Genta Ismajli, ka pasur një verë plot me punë e koncerte.
Ajo nuk ka pasur mundësi të pushojë, prandaj pas përmbylljes së sezonit të koncerteve verore, këngëtarja është nisur drejt Çikagos, ku po shijon disa ditë me familjarët e saj atje.
Duke qenë se ka pasur një orar të ngjeshur në muajt e fundit, Genta ka konfirmuar për mediat shqiptare se gjatë gjithë kohës ka qenë e rrethuar me bashkëpunëtorët e saj dhe se kjo ka ndikuar që Genta të mos ketë në krahë një të dashur.
Përveç se për performancat e saj, këngëtarja është përfolur shumë për dy ngjarje që lidhen pikërisht me bashkëpunëtorët e saj. Kjo pasi ajo ndërpreu bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, e ndërkohë ngeli edhe pa menaxher në SHBA, pasi John Goçi u arrestua. 
Saturday, September 15, 2012

Linda Halimi: Nuk më pëlqen mentaliteti kosovarë



Këngëtarja kosovare Linda Halimi po vazhdon premierën e këngës së saj më të re, “I Just Wanna”, klipi i së cilët ka ngjallur mjaft polemika, për shkak të disa skenave erotike dhe modeleve serbe në të.

Pak minuta më parë, Linda dha një intervistë për emisionin “Poke” në Top Channel ku edhe njëherë potencoi se ky klip nuk është punuar për Kosovë.
Ajo gjithashtu pranoi se është martuar me rep këngëtarin amerikanë, Big D. E pyetur nëse ka pas vështirësi ta publikonte këtë lajm për shkak të mentalitetit kosovarë, ajo tha:
“Unë asnjëherë nuk jam pajtuar me mentalitetin këtu. Sepse nëse pajtohesh me të, duhet të rrish në shtëpi si shtëpiake e dëshpëruar dhe të kesh shumë fëmijë, asgjë më shumë. Unë nuk dua një jetë të tillë”.
Linda tha se modelet serbe i ka gjet shumë rastësisht gjatë pushimeve të saja në Ulqin dhe tha se nuk i ka favorizuar ato më shumë sesa modelet shqiptare.

“Ato janë vajza pa komplekse, ashtu siç më pëlqejnë mua. I kam paguar njejtë si modelet shqiptare edhe ato serbe. Thjesht lajmi është komentuar shumë pa nevojë nga ata që I thonë vetit patriot”, tha Linda.

Ajo gjithashtu tha se kënga po pelqehet por këtë gjë nuk po e pranojnë për shkak se ka shumë që kanë problem me Lindën, pasi tash ajo mund të shihet si konkurrencë e këngëtarëve të tjerë, me 35 kg më pak. 
Friday, September 14, 2012

3 milion njerëz panë videon me titull “Nëna ime ecën në gjumë” (Video)



Ndodh edhe kështu! Të “padisin” vetë fëmijët e tu! Kjo duket fare mirë në videon që do të shikoni më poshtë. Ajo është parë nga 3 milion njerëz në të gjithë botën.
Një nënë e cila po ecte në gjumë, është filmuar nga vetë djali i saj.
Ai videon e filmuar e postoi menjëherë në Youtube dhe arriti miliona shikime.
Duke mos u mjaftuar me kaq, “ndau me të” suksesin e videos. Shikoni reagimin e kësaj nëne, teksa pa veten (bashkë me 3 milion shikues të tjerë) se çfarë bënte gjatë kohës që ajo kujtonte se ishte në gjumë…

Reagimi i Nenes duke shikuar videon e saj ne Youtube.

Pse Dafina Zeqiri eshte me e kerkuara ne Kosove?



Ne Kosove ajo eshte me e kerkuara dhe me e paguara. Dafina Zeqiri ka kaluar nje vere te tejmbushur me koncerte neper Kosove e Shqiperi.
Kenget e saj pelqehen, kendohen e klikohen nga nje numer i madh fansash. Ajo ka terhequr vemendje me hitet e saj, me zerin e veçante, me videoklipet cilesore, dhe se fundmi edhe me lidhje-ndarjet me Ledrin, kengetar i suksesshem edhe ky.
Por nuk jane vetem keto arsyet qe e bene Dafinen te arrije majat. Ajo dallon sepse ka nje stil te vetin, krejt te veçante. Stili dhe menyra se si paraqiten ne publik, ka bere te famshme shume kengetare boterore. Kujtojme ketu rastin e Lady Gaga, te cilen floket, grimi dhe kepucet e çuditshme e kthyen ne ikone.
Nuk po e krahasojme famen e Dafines me ate te Gagas, por edhe kaq nuk eshte pak. Gjithsesi duhet pranuar se Daffy ka nje stil unik, te cilin edhe pse e ndryshon çdo jave, ose edhe me shpesh, serish mbetet brenda kontureve qe e identifikojne. Floket e saj i kemi pare bionde, brune, te kuqe, te perziera me disa ngjyra bashke, shume te gjata, fare te shkurtra, te drejta, kaçurrela…
Pastaj ne varesi te flokeve ajo na eshte shfaqur me forma grimi nga me te ekzagjeruarat, deri tek ato me te thjeshtat, e jo pak here uje e sapun. Veshjet e zonjushes Zeqiri jane pjese e nje garderobe te çmendur. Kombinimet e saj jane po ashtu te çuditshme.
E veçanta qendron ne identitetin qe kjo kengetare ka krijuar. Publiku sheh prej saj nje mish-mash ngjyrash e prerjesh e nuk habitet, as lodhet. Perkundrazi, ajo pelqehet! Edhe neve na pelqen…

Aurela, kërkon "doodle" nga Google



Këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin evropian të këngës, Eurosong, po ndihmon një nismë në shënim të 100 vjetorit të pavarësisë.
Gaçe ka ftuar afro 90 mijë fansa sa ka në rrjetin social Facebook, që të nënshkruajnë peticionin drejtuar Google, për të ndryshuar logon në nderim të Shqipërisë.
Motori më i popullarizuar i kërkimit, Google, me rastin e ndonjë date të rëndësishme, vendos një ‘doodle’, ose ndryshon logon e saj në Homepage. Prandaj qëllimi i peticionit është që edhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë të publikohet për të gjithë botën më 28 Nëntor.
 
Këngëtarja ka bërë thirrje në përkrahje të kësaj nisme, për të mbledhur sa më shumë nënshkrime, që edhe pavarësia e Shqipërisë të njihet nga Google si një eveniment i rëndësishëm.
 
Në ''postimin'' e këngëtares thuhet: " Jeni të lutur të firmosni peticionin dhe t’u thoni sa më shumë shokë dhe shoqeve që të jetë e mundur. Kjo mund të bëhet një realitet''www.lajmesot.net

Modelet shqiptare, në sfilatën e Sherri Hill



Gjatë kësaj jave, në New York është zhvilluar  një ndër ngjarjet më të rëndësishme të modës, New York Fashion Week.
Përveç fotografit tonë të njohur Fadil Berisha, në këtë organizim kanë qenë të angazhuara edhe modelet Marigona Dragusha dhe Orjeta Hoxha.
Pas bashkëpunimit të mëhershëm me modelen Zana Krasniqi, shtëpia e modës "Sherri Hill'' ka zgjedhur dy modelet e reja shqiptare, për të prezantuar veshjet e koleksioneve të reja.
Në këtë sfilatë kanë parakaluar edhe dy motrat e Kim Kardashian, ndërsa ngjarjen e ka ndjekur edhe Kim. /www.lajmesot.net

Marsela, e bukura e maleve



Marsela Bujaj, është zyrtarisht, vajza më e bukur e Bjeshkëve për vitin 2012. Kjo 16 vjeçare pak ditë më parë ka vënë mbi krye kurorën më të lakmuar prej vajzave të këtyre anëve. 
Logu i Bjeshkëve, konkursi që zgjedh më të bukurën e maleve tashmë është bërë një tradite disa-vjeçare që zhvillohet nga Komuna e Kelmendit të rrethit të Malësisë së Madhe. Por, “Miss Bjeshka” nuk është thjesht një garë mes të bukurave. E përzgjedhura duhet të mbartë virtyte dhe shumë aftësi. 
 
“Për të marrë pjesë ishte një gëzim shumë i madh nga ana ime, por kur konkurron  ka shumë emocione, mendon kush do e marrë unë apo tjetra, kush është më e bukura. Emocionet nga mbarimi, kur afrohet ndarja e çmimeve bëhen gjithmonë e më të mëdha”, ka thënë Marsela për TCH, duke shtuar se ky nuk është vetëm konkurs bukurie, por edhe shkathtësie.
 
Marsela, qe eshte nga fshati Tamare do të mbretërojë për një vit me kuroren e më të bukurës së vendit. Por, përveç afirmimit të bukurise se saj, titulli i Miss-it nuk do të ndryshojë shume pritshmëri në jetën e vajzës. Ajo sërisht mbetet një bukuroshe që do të duhet të merret me gjërat e zakonshme të jetës së saj.
 
Edhe pse një gare shume e lokalizuar, Miss Bjeshka ka një rëndësi shumë të madhe për vajzat e zonës. Ato konfirmojne bukurine në Logun e tyre dhe për një vajze që bën një jetë shumë të thjeshtë, ngjarja merr domethënie jashtëzakonisht të madhe.www.lajmesot.net
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.