Thursday, September 13, 2012

Miell makines se Berishes....??


Sapo u përhapën lajmet e para mbi incidentin me makinën e Berishës, nisi punën edhe një “makinë” tjetër, për të cilën publiku ka pak ose aspak dijeni, por që vepron së pari mbi gazetarët-reporterë, e më pas mbi të gjithë me efektin e njohur domino të përcjelljes së informacionit.
Në momentin e parë të ngjarjes, telefonatat e reporterëve me redaksitë përkatëse (dhe me ne të tjerët që dëshironim të dinim diçka më shumë mbi ngjarjen) ishin të tilla: “Kanë qëlluar makinën e Berishës kur po hynte në Kuvend me eskortën, pastaj janë kthyer rojet dhe i kanë rrahur, kanë plagosur një… ” etj. Në fjalët e tyre të thëna me nxitim ndihet një lloj entuziazmi i zanatçiut, ai delli i profesionit që del në pah sapo nuhatet rrethana që e bën një lajm “lajm të fortë” ose “lajm për faqe të parë” siç thonë zakonisht gazetarët.
Këtë ndjesi e njohin më saktë redaktorët e mediave. Por e njohin mirë edhe ata që vënë në lëvizje këtë “makinën” e fshehur për të cilën po flasim. Dhe ja si ndryshoi toni dhe tekstet e telefonatave të gazetarëve pasi u mor vesh që personat që sulmuan me pako mielli makinën e kryeministrit ishin “grupi i Gjergjit”, (ish-të përndjekurit që është vënë disa herë në qendër të vëmendjes së publikut për gjeste të ngjashme): “Aha, asgjë, asgjë.. Është ai budalli që ka rrahur dhe Rusmailin”.
Entuziazmi i zanatçiut duket i rënë, mënyra si raportohet ngjarja nis e ndryshon … Cfarë ndodh? “Makina” e padukshme qeveritare është vënë në punë. E vërtetë që ajo përfiton nga mënyra si shpërndahet dhe menaxhohet informacioni në Shqipëri, nga mosha e re e reporterëve, nga kufizimet dhe vetëkufizimet e redaktorëve, por mbi të gjitha përfiton nga flirti pushtet-media, ku kjo e fundit modifikon në moment qëndrimet dhe nis e ri-raporton në krye të herës atë që u “është thënë” – (në këtë rastin e miellit mbi Berishën: “Hë mo, se është ai budalli…”) – dhe jo atë që reporterët kanë parë me sytë e tyre.
Reporterët telefonojnë zëdhënësit e shtypit. Këta të fundit kërkojnë kohë të pyesin drejtuesit e zyrave të shtypit. Këta lidhen me “shefin”.. Dhe pastaj “Hë mo-ja” bën rrugën e kthimit, nga shefi te drejtuesi, nga ky te zëdhënësi, nga zëdhënësi te reporteri, nga ky te redaktori, te edituesi… Më pas, kërcasin telefonat flirtues: ky duhet të jetë qëndrimi: “Është ai budalli…” dhe gjithçka vuloset në edicione lajmesh dhe botime gazetash ditën e nesërme. Disa e bëjnë të rafinuar, të tjerët fare hapur. Ka që nuk i binden “makinës” por këta po janë përherë e më pak.
Lajmi i sotëm me pak fjalë është ky: Një grup ish-të përndjekurish kanë goditur me pako mielli dhe vezë makinën e kryeministrit Sali Berisha. Sipas gazetarëve që ndjekin punën e Kuvendit për të përditshmet shqiptare, ngjarja ka ndodhur në hyrje të ndërtesës së Kuvendit. Eskorta nuk ka ndaluar, por pak minuta pas ikjes së saj, forca të sigurisë raportohet se kanë ndaluar dhe goditur personat që qëlluan. Janë ish-të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollcaku, (ky i fundit kreu i ish-të përndjekurve të Kavajës) të cilët së bashku me ish-të përndjekurin Gjergj Ndreca, janë angazhuar disa herë në veprime të ngjashme./respublica



Iphone 5 Doli ne treg ! (FOTO)



Më në fund Apple zbuloi telefonin e saj të fundit, i cili sigurisht quhet iPhone 5.iPhone 5 ka një ekran më të madh se versionet e mëparshme, me një rezolucion 1,136 x 640 ose 326 pikselë për inç, që mbetet një ekran“retina”, ashtu siç pretendonApple-i.
Ekrani më i madh ka një raport aspekti 16:9 dhe e ka shtuar gjatësinë e përgjithshme të telefonit, por gjithashtu lejon edhe një total prej 6 rreshtash aplikacione në ekran – 5 rreshta në “faqe” së bashku me një rresht të vetëm permanent në fund të ekranit, shkruan korkodili.com.
Aplikacionet e projektuara për iPhone-ët e mëparshëm nuk krahasohen me ekranin e ri – ato kanë shufra të zeza në të dy fundet e ekranit.
Telefoni, që thuhet se është krejtësisht prej xhami dhe alumini, është gjithashtu edhe më i hollë në tërësinë e tij. Është vetëm 7.6 mm i hollë, 18% më i hollë se iPhone 4S-ja, siç kemi raportuar edhe në artikujt e mëparshëm në uebfaqen tonë teknologjike krokodili.com. Pesha është 112 gramë, 20% më i lehtë se 4S-ja.
Zëvendëspresidenti i Apple-it për marketingun për tërë botën, Phil Schiller, thotë se iPhone 5 është “produkti më i bukur që kemi prodhuar ndonjëherë”.
iPhone 5 është gjithashtu telefoni i parë 4G LTE i kompanisë. Celulari inteligjent do të jetë kompakt me rrjetet LTE me shpejtësi të lartë të AT&T, Verizon-it dhe Sprint-it, në SHBA dhe rrjetet e tjera globale: Virgin në Kanada, Singtel dhe Telstra në Australazi, dhe Deutsche Telekom në Evropë.
Modeli i ri përfshin gjithashtu wireless ultra të shpejtë, i cili ndërthur Wi-Fi 5GHz 802.11n, duke i dhënë iPhone 5-ës më tepër internet me bandë të gjerë (bandwith).
Një procesor i ri, Apple A6, vë në punë pajisjen. Apple thotë se është dy herë më i shpejtë se pasardhësi i tij dhe 22% më i vogël.
Për më tepër, edhe kamera e iPhone-it ka pësuar një përmirësim. Akoma ka një sensor 8 megapikselë, por është 25% më i vogël dhe përfshin më shumë karakteristika.
Gjendja dinamike me dritë të ulët pretendon të nxjerrë foto më të mira pa përdorur flash-in dhe opsionet e tjera si ulja e zhurmës dhe filtrimi inteligjent, do të përmirësojë cilësinë e imazhit. Apple thotë se kamera do t’i nxjerrë fotografitë 40% më shpejt.
Është për t’u përmendur fakti se aparati i ri ka edhe një gjendje panoramike të inkorporuar për nxjerrjen e fotove të gjera masive.
iPhone-i i ri përfshin zhvillime të reja edhe në telefonatat me zë. Tani ai është i pajisuar me tre mikrofonë të ndarë – para, në fund dhe mbrapa.
Pritja për iPhone 5-ën ka qenë e gjatë. Thashethemet qarkulluan shumë shpejt pas hedhjes në treg të iPhone 4 në 2010.
Shitjet e iPhone-it pësuan një rënie tremujorin e kaluar, duke u ulur në 26 milionë nga 35.1 milionë. Lëshimi ii Phone 5-ës duhet të shënojë një rritje tjetër potenciale dhe disa analistë parashikojnë se Apple-i do të shesë 10 milionë njësi brenda 3 javëve të para.www.top-channel.us

Kaltrina dhe çmimet e koncerteve



Vera e Kaltrina Selimit ka qenë e mbushur me koncerte, ndërsa ajo ka publikuar edhe një këngë të re.
Duket se më në fund këtë verë, ajo ka vendosur që pas dy vitesh pune intensive, t’i japë vetes disa ditë pushimi.
Këngëtarja vlerëson së është një kënaqësi e madhe kur ke ftesa nga vende të ndryshme e sidomos kur je pranë fansave, ndërsa është selektive në përzgjedhjen e ofertave.
 
Duke folur për mediat shqiptare, Kaltrina ka folur edhe për çmimin e koncerteve në verë.
"Unë gjithmonë e kam çmimin e njëjtë dhe mendoj që kam një çmim shumë real,'' ka thënë ajo për GSH.
Ndërsa nuk ka pëlqyer të komentojë nëse janë të vërteta shifrat që kanë hedhur në tavolinë kolegët e saj, në vlera prej 2500-3000 euro për një koncert, duke thënë: "Kjo është paska private dhe nuk më takon të flas për çmimet e të tjerëve."
 
Tutje, ajo ka theksuar se për realizimin e një kënge dhe një klipi shpenzimet janë goxha të mëdha, ndërsa nuk përfiton asgjë në këmbim të kësaj, as nga produksionet. Fitimi i tyre i vetëm, sipas Kaltrinës, është tek koncertet që mbajnë.www.top-channel.us

Deputeti tallet me guvernatorin gay: I uroj të mbetet shtatzënë



Deputeti legist në Itali, Alberto Torazzi, ka vënë në lojë guvernatorin e rajonit të Puglias, Nichi Vendola, pas deklaratave të këtij të fundit se deputetët legistë janë miopë dhe nuk e shohin gjendjen reale në Puglia, shkruan tema.
“I urojmë Vendolas, ose gjysmës së tij të ëmbël, të mbetet shtatzënë. Mbase pastaj do të interesohet për problemet e Puglias dhe vendit”, deklaroi Torazzi, duke ironizuar kështu faktin se Vendola është gay dhe bashkëjeton me një mashkull.
Sipas tij, e vetmja gjë që Vendola ka thënë deri më tani, është që duhen më shumë të drejta dhe që është I dashuruar e do të martohet, duke anashkaluar problemet.WWW.Top-channel.Us

Fëmija memec, mëson të flasë prej maces



Falë maces Jessi një fëmijë i konsideruar memec filloi të flasë.
Nga goja e tij doli fjala “Të dua”. Lorcan Dillon është një fëmijë 7 vjeçar i prekur nga një sëmundje e quajtur “mutizëm selektiv”, patologji që i ndalon të flasë dhe të shprehë emocione.
Një ditë si gjithë të tjerat ama, fëmija nisi të shpreh fraza të qarta duke parë miken e tij të pandarë macen 2 vjeçare Jessi.
Nëna e tij Jayne e entuziazmuar nga dëgjimi i fjalës së parë të djalit të saj, pas vitesh të tëra pritje nuk po u besonte veshëve.
Fëmija jetonte prej vitesh në gjendje heshtje, i mbyllur në vetvete në një botë që kishte vend vetëm për të.
Macja Jessi e hyrë në familje prej dy vitesh, arriti që të bëhet pjesë e botës së vogëlushit, duke bërë që fëmija të flasë për të parën herë, shkruan noa.
Jessi u bë e famshme dhe siç informon noa.al bëri që shumë televizione të interesohen për këtë çështje dhe ndërsa shumë mace largoheshin para të huajve, ajo nuk u largua për asnjë moment nga krahu i Lorcan edhe kur gazetarët i afroheshin.
Nëna e fëmijës 7 vjeçar deklaroi për mediat se macja duket se e kuptonte rolin e saj për të qëndruar në krah të Lorcan , duke e cilësuar si një mace të jashtëzakonshme dhe me përgjegjësi të paimagjinueshme.
“Para pak ditësh gjeta djalin që i lexonte një përrallë Jessit ku ndër të tjera i thoshte se e donte shumë, dhe macja e dëgjonte me kujdes”, shprehet zonja Dillon.
Mësohet se Lorcan ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe se kishte rënë në gjendje mutizmi prej thuajse 3 vjetësh, ndërsa prindërit tashmë besojnë se fëmija e ka kaluar sëmundjen dhe shpresojnë që të fillojë komunikimin normal edhe me njerëzit, përveçse me macen./Indeksonline/
 

Intervista e gruas më të shëmtuar në botë (FOTO)



Përdoruesit e internetit me siguri e njohin këtë vajzë sepse në rrjetet sociale fotoja e saj qarkullon me komente tallëse dhe konsiderohet si gruaja më e shëmtuar në botë.
23-vjeçarja nga Teksas (SHBA) thekson se pas vitesh vuajtjeje, ka mësuar të mos i vërë veshin fjalëve dhe talljeve që i bëjnë njerëzit kryesisht nëpërmjet uebit.
Duke folur në një emision televiziv, vajza deklaroi: “Unë jam njeri dhe fjalë të tilla më vrasin, por në fund të fundit mbeten fjalë. Ata janë vetëm disa frikacakë që fshihen pas kompjuterit.”
Zonjusha Velazquez ka mungesë yndyre në trup dhe kjo gjë bën që sado të ushqehet, nuk shton në peshë. Vajza peshon vetëm 28 kilogramë edhe pse ha shumë herë gjatë ditës.
Ky çrregullim gjenetik është shumë i rrallë dhe mendohet se e vuajnë vetëm 3 persona në botë. Doktorët janë habitur se si Lizzie Velazquez ka mbijetuar kur ka qenë e vogël, por tani ajo nuk ka aspak rrezik për jetën sepse kockat dhe organet janë të zhvilluara normalisht.
Doktorët gjithashtu sigurojnë se 23-vjeçarja mund të lindë fëmijë pa rrezikuar t’i përcjellë atyre çrregullimin gjenetik.

Baba Stars me dy menaxherë të rinjë



Pas largimit të Drin Zatriqit nga posti i menaxherit të labelit “Baba Stars”, përmes një konference për media është njoftuar se tashmë këtë grup do ta menaxhojnë dy persona të ri.

Bëhet fjalë për Petrit Kllokoqin dhe Dekor Sahitin të cilët njihen si menaxher të disa nga klubet më të njohura të natës në Prishtinë.

Dekori dhe Petriti, premtuan se do të punojnë me këtë label por as ata dhe as lideri i grupit, Getoar Selimi nuk deshën të shpalosnin diçka më shumë rreth projekteve të reja.

Selimi gjithashtu hodhi poshtë tashethemet se Drini ishte larguar nga menaxhmenti i Baba Stars, si pasojë e ndonjë mosmarrveshje, por tha se ky vendim ka ardhë me vetdëshirën e tij.
“Mund ta pyesni vet Drinin, nëse do të jetë apo jo ende pjesë e Babastars. Dera është e hapur gjithmonë, pasi që ne nuk kemi pas ndonjë mos mosmarrveshje”, tha Selimi por shtoi se gjithashtu labeli ka nevojë për një menaxherë me më shumë përkushtim dhe që sjellë risi.
Ndonëse ftesa për konferencë u ka shkuar po thuajse të gjitha medieve, të pranishëm në të nuk ishte askush nga RTV 21. Arsye për këtë mund të jetë largimi i Ledri Vudrës i cili dihet se është shumë i lidhur me këtë medium pasi që aty punojnë prindërit e tij.
Por, kjo gjë u tha se nuk paraqet ndonjë problem për manexherët e ri.
“Ne mendojmë se ka persona të fort në këtë grup dhe largimi i njërit nuk mund të ndikoj edhe aq shumë”, tha Petriti.
Gjithashtu ata nuk përjashtuan mundësinë që në këtë grup të ketë edhe artistë të ri dhe bashkëpunime me artistë të njohur, por thanë se përgjithçka do të informohemi përmes konferencave të cilat nga sot do të jetë mënyra se si ata do tu drejtohen medieve.
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.