Thursday, August 2, 2012

Nëse nuk ke Facebook je psikopat



Çdonjëri i cili nuk ka një akount të tij personal në Facebook është psikopat. Sipas psikologut gjerman Christoph Mueller i cili supozon se niveli i veprimtarisë njerëzore në rrjetet sociale në internet mund të rezultojë me një progres mjaft pozitiv të zhvillimit të tij mendor.
Sipas teorisë së Miller, njerëzit të cilët pretendojnë se nuk janë të interesuar për Twitter ose Facebook kanë zhvillim mendor të çrregulluar dhe jo të drejtë, transmeton Shqipmedia.
Shkencëtari shpjegon se as vrasësi norvegjez Anders Brejvik dhe as kasapi i Kolorados James Holmes nuk kishin profilet e tyre në Facebook që sipas shkencëtarit shpreh qartë se të dy nuk ishin shumë të lidhur me rrethin dhe shoqërinë ku jetonin.
Ai beson se shqyrtimi i veprimtarive në rrjet nga persona ta ndryshëm mund të bëhet mjet i fort për zbulimin e personaliteteve antishoqërore.
Në mbështetje të kësaj teorie, Mueller tha se reth 80 përqind e kompanive gjermane kontrollojnë se nëse një kandidat pune ka një profil në rrjetin shoqëror, cili nuk posedon merr refuzim të kërkesës për punë.

Njerëzit mund të zhduken në vitin 2100



Shkencëtarët kanë njoftuar se ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë në vitin 2100. Kjo profeci apokaliptike nuk doli nga goja e ndonjë lideri të ndonjë sekti fanatik, e as nga mediat sensacionale apo filmat fantastiko-shkencorë. Kjo vjen nga revista serioze “Nature”, dhe nga një studim serioz. Teza është kjo: mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim. Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit.
Sipas studimit, së shpejti do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot. Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve.
Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimim e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve.
Pra, ndryshimet që e presin Tokën janë të ngjashme me ato çfarë kanë ndodhur më herët. Reduktimi i sharrënajave korale si dhe fakti se Sahara para 5500 vitesh ishte fushë pjellore, janë dëshmi për këtë.
Shpëtimi i vetëm që mbetet është që të ndryshojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandaluese për shfaqjen e fatkeqësive.

Genta dhe Noizy gati duetin

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet.
Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin Noizy.
 Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”.
Wednesday, August 1, 2012

Facebook shton opsionin "Ruaj per më vonë"


Edhe pse ky opsion nuk eshte shfaqur tek te gjithe Facebook njofton se do jet shume shpejt i disponueshem per te gjithe ! Me ane te ketij opsioni ju mund ti ruani postimet qe bejne miqte tuaj dhe ti lexoni me vone



Pasi ju klikoni "Ruaj" postimi qe ju doni do te hyje ne kategorine "Saved" ku keni te gjithe postimet qe keni ruajtur  !
Me kete opsion Facebook Synon te sfidoje sherbimet si Flipboard si Instapaper te cilat kane nje opsion te ngjashem ku perdoruesit mund ti ruajne historite per ti lexuar me vone ! Ky opsion eshte i dukshem vetem tek nje pjese e perdoruesve momentalisht /ShtypiDites

Çfarë ndodh nëse vdes interneti?

Po sikur i gjithë rrjeti global i komunikimit virtual të përmbyset një ditë? A është e mundur një gjë e tillë?

Një diskutim i tillë është ngritur gjatë një konference të posaçme që po zhvillohet këto ditë në Las Vegas, me pjesëmarrjen e ekspertëve të hakerave dhe atyre të qeverisë së SHBA-ve.

Momentin e krijimit të mundshëm të një black-out të internetit, ata e kanë cilësuar në fakt si “Dita e Gjykimit të Rrjetit”, raporton noa.al.

Duke shtuar se për t’i paraprirë asaj, patjetër që duhet parapërgatitur mbrojtja e rrjetit global.

Vetë eksperti i sigurisë kompjuterike, Paul F. Renda, ka deklaruar pasojat e mundshme të këtij skenari mund të dallohen përmes një softuari të dëmshëm, i cili do të përmbyste të gjithë rrjetin global.

Një virus i ngjashëm me "Fundin e Botës", e ka cilësuar ai.

I cili mund të ketë në fakt, karakteristikat biologjike të atyre viruseve që kanë të ngecur në trupin tonë dhe përhapen për një kohë të gjatë brenda tij, pa u vënë re. Njësoj mund të ndodhë edhe me kompjuterat në fakt.

Gjithsesi, ekspertët dhe vetë Paul F. Ben, konkluduan se megjithatë, një kolaps i plotë i rrjetit, aktualisht është e vështirë të arrihet.

E kjo, pasi fuqia e nevojshme për të realizuar një sulm të tillë është më e madhe se ajo që kanë momentalisht viruset kompjuterike.

Gjithsesi, eksperti amerikan beson se konceptimi i mundshëm i softuari të dëmshëm, do të çojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rrjetit.

Sipas tij, rreziku i vërtetë nuk do të jetë në fakt një ndërprerje e plotë e komunikimit përmes internetit, por një reduktim i ndjeshëm në shpejtësinë e tij, gjë e cila mund të çojë në vonesa serioze në fushën e komunikimit, dhe që mund të ndikojë në fshirjen e të dhënave

Zëvendësministrja video hot në internet për të dashurin, qeveria e shkarkon (video)

San Jose, 1 gusht - “Më mungon. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit. Ta dish se më mungon shumë. Çdo gjë që shikon është e jotja”, thotë gjithë epsh para kamerës ish-Zëvendësministrja e Kulturës të Kosa Rikës.

Pas videos pikante, me protagoniste zëvendësministren Karina Bolanos, qeveria e Kosa Rikës, u detyrua ta shkarojl nga posti i Zëvendësministres së Kulturës.

Në videon hot, citon alb-observer.com, Karina Bolanos, shfaqet e veshur vetëm me të brendshmet e saj, teksa gjendet e shtrirë në krevat, i dërgon mesazhe erotike të dashurit të saj. Madje, në një moment ajo prek dhe gjoksin dhe fton të dashurin të vijë pranë saj, të cilin e ka pagëzuar “vogëlush”.

Karina Bolanos, deklaroi për CNN se video në fjalë ishte regjistruar para shumë vitesh, por u publikua nga mekanik kompjuterësh që ia kishte vjedhur asaj, e më pas i bëri asaj shantazh. Video me detajet nga jeta e saj private u publikua fundjavën e shkuar në You Tube.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve njoftoi sot se video dhe çështjet ligjore që rezultojnë kanë vënë në pozitë shumë të vështirë Karina Bolanos.

Nuk keni për ta besuar atë që ka bërë kjo vajzë në kurriz!

Kemi parë tatuazhe të llojeve nga më të ndryshme, si p.sh; tatuazhe bardhë e zi, me ngjyra, tatuazh që mbulon të gjithë trupin, tatuazhe tre dimensional etj.
Kemi parë piercing në buzë, në gjuhë, në veshë, në qerpikë dhe në shumë vende të tjera delikate…
Por, një gjë të tillë nuk e kemi parë kurrë më parë!





 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.