Showing posts with label LAJME. Show all posts
Showing posts with label LAJME. Show all posts
Monday, April 30, 2012

Kapet mat duke i vënë eksploziv antenës televizive


Policia e Ersekës vuri në pranga një 28-vjeçar dhe shpalli në kërkim një tjetër person, pasi u zbuluan teksa po shkatërronin me lëndë eksplozive një antenë të valëve televizive të Televizionit Publik.

28-vjeçari Edvin Etem Beqo banues në fshatin Mbreshtan-Ersekë u kap në vepër duke i vënë eksplozivin një antene përsëritëse të valëve televizive për ta vjedhur e më pas për ta shitur, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në momentin e kapjes Edvin Beqo kishte me vete 3.2 m fitil zjarr përcjellës.
Ai po e kryente këtë vepër në bashkëpunim me 22-vjeçarin me iniciale A.J, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
I arrestuari është nën akuzë për “Shkatërrim të pronës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vjedhje”.
Thursday, April 5, 2012

Vajza me 2kg kokaine ne bark

Brazil - Policia braziliane ka ndaluar nje femer qe transportonte 2kg kokaine ne nje bark fallco per te dhene idene e nje gruaje shtatzane. Vajza 20 vjecare e ka pranuar qe transportonte droge menjehere kur policia e ndaloi pasi vune re nje lloj irritimi gjate kontrollit rutine ne aeroport. Jashte aeroportit, vajzen po e priste nje 24 vjecar ne nje taksi per te marre vajzen dhe drogen qe ajo kishte fshehur ne barkun e saj.



Ky rast eshte nje nder te shumtit raste sa te cuditshme por edhe qesharake te personave te ndryshme qe kerkojne te transportojne droge ilegalisht per te kaluar doganen ose kontrollin ne aeroport
Wednesday, April 4, 2012

Berisha: Ta shndërrojmë Shqipërinë në superfuqi dixhitale

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, gjatë konferencës “Integrimi i teknologjise së informacionit dhe komunikimit”, organizuar në Hotel Sheraton, se arsimi dixhital mbetet një nga përparësitë kryesore për qeverinë. Berisha theksoi se vetëm duke e vendosur ekonominë e këtij vendi mbi bazat e dijes do të mund të kapim kohën e humbur, dhe do të mund të qëndrojmë në horizontet e zhvillimit.
“Qeveria zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga dy objektivat më madhore për t’u realizuar dhe për ta vendosur edukimin dixhital në hallkën më të rëndësishme të kësaj platforme. Ne vijmë më të vendosur se kurrë për shndërrimin e këtij vendi në një vend dixhital”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Ai u shpreh se qëllimi i këtij viti, mbetet pajisja e çdo klase me internet. “Këtë vit do të fillojmë internetin në çdo klasë, me qëllim që Shqipëria të shndërrohet dora-dorës në një superfuqi rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe”, deklaroi ai. Duke folur për arsimin universitar, Kreu i Qeverisë u shpreh se duhet bërë gjithçka që të aplikohen provimet dixhitale.
“Të bëjmë gjithçka për të shtrirë provimet dixhitale në shkollat tona të larta. Cilësia mbetet qëllimi ynë kryesor në arsim”, tha Berisha. Ai bëri të ditur se synimi i ardhshëm i qeverisë është të shndërrojë Shqipërinë në një superfuqi të vogël rajonale të softeve dhe produkteve të kësaj fushe.
“Këtë vit ne do të bëjmë një hap të madh, internet në çdo klasë. Qëllimi është të ndezim një garë në të gjithë sistemin arsimor në këtë fushë që Shqipëria të shndërrohet në një superfuqi të vogël rajonale edhe të softeve dhe produkteve të kësaj fushe. Zoti ministër, kërkoj të shtrihet lënda e programimit në afatet më të hershme që kërkon në ndonjë vend. Të përcaktojmë një seri stimujsh konkretë për të shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve”, theksoi Kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të kalojë tek ajo që ai e quajti si “i Qytetari”.
Kreu i qeverisë tha se duhet të bëjmë gjithçka për të krijuar stimuj konkretë për sipërmarrjen e inovacionit, e cila është në tërësinë e saj atribut i moshës së shkollarëve dhe passhkollarëve, ndërsa shtoi se duhet të ridimensionojmë aftësitë programuese të nxënës.
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.