Arbri i propozon Gertës fejesë në BB

Saturday, April 21, 2012

Banori i BB5 Arbri nga Kosova, nuk dihet nëse e kishte seriozisht, por ai i ka propozuar publikisht fejesë Gertës.

Ja se si ka rrjedhur ngjarja:

Arbri e Gerta qëndrojnë në oborr, ku Arbri e pyet Gertën: “Nëse e porosis një unazë për ty, do ta pranojë?” e Gerta mohon.

Ai shton: “Përse të mos fejohemi këtu brenda?”, ndërsa ajo i thotë me shaka se Arbrit i bëri keq dielli ose dreka që hëngri.

Arbri vazhdon ta pyesë e Gerta thotë se Arbri po bën si fëmijë, dhe po çmendet, ndërsa ai i dedikon një këngë. Arbri afrohet pranë Gertës për ta puthur, por ajo largohet dhe i kërkon Arbrit të pushojë.

Pranë tyre afrohet dhe Ermali, e të dy së bashku ngacmojnë Gertën.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.