Kapet mat duke i vënë eksploziv antenës televizive

Monday, April 30, 2012


Policia e Ersekës vuri në pranga një 28-vjeçar dhe shpalli në kërkim një tjetër person, pasi u zbuluan teksa po shkatërronin me lëndë eksplozive një antenë të valëve televizive të Televizionit Publik.

28-vjeçari Edvin Etem Beqo banues në fshatin Mbreshtan-Ersekë u kap në vepër duke i vënë eksplozivin një antene përsëritëse të valëve televizive për ta vjedhur e më pas për ta shitur, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në momentin e kapjes Edvin Beqo kishte me vete 3.2 m fitil zjarr përcjellës.
Ai po e kryente këtë vepër në bashkëpunim me 22-vjeçarin me iniciale A.J, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
I arrestuari është nën akuzë për “Shkatërrim të pronës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vjedhje”.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.