Këtij i thonë ‘fat i zi’...

Friday, April 20, 2012

Një egjiptian, i cili për herë të parë vendosi që të vizitonte ndonjë faqe pornografike, u befasua “jo pak” kur videoja e parë që e gjeti tregonte gruan e tij me të cilën është në martesë që 16 vite.
Pasi e ka shikuar xhirimin shqetësues, burri i identifikuar si Ramadan është konfrontuar me gruan e tij, e cila nuk ka pasur zgjidhje pos të pranojë dhe t’ia tregojë detajet e të kaluarës së saj ku përfshihen 11 filma pornografikë.
Kjo nuk është e tëra... Ajo që vërtet e ka shokuar Ramadanin është se – përkundër martesës 16-vjeçare dhe katër fëmijëve që kishin së bashku – gruaja i ka thënë se asnjëherë nuk e ka dashur.
“Gjeta 11 filma që shfaqnin gruan time në skena të pahijshme me të dashurin e saj... Ishte hera e parë që shikoja një film pornografik dhe e bëra vetëm për kuriozitet”, ka thënë ai për gazetat egjiptiane.
“Gruaja fillimisht më akuzoi se nuk jam normal. Pastaj mi pranoi të gjitha dhe më tregoi se është akoma e dashuruar në ish të dashurin, sepse ai është i ri sa ajo, ndërsa unë jam një plak”, ka deklaruar Ramadani nga Dakhalia.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.