Terroristi më budalla i të gjitha kohërave

Friday, April 20, 2012

Kapja e komandantëve talibanë zakonisht kërkon mund të madh, shpenzime të mëdha dhe operacione mjaft të komplikuara. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh ashtu.
Javë më parë në provincën Paktika në Afganistanin lindor, komandanti taliban Mohammad Ashan është paraqitur në një stacion policor me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij dhe ka kërkuar shpërblimin prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi.
Autoritetet afgane e kanë arrestuar menjëherë, duke qenë se Ashan është i dyshuar për organizmin e së paku dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë.
Kur forcat amerikane kishin ardhur për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, ata nuk kishin mundur të besonin.
“E pyetëm: ‘A je ti ky?’. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: ‘Po, po, un jam! A mund ta marr shpërblimin tim tash?”, ka treguar për The Washington Post një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker.
Më pas, përmes skanimeve biometrike është treguar se bëhej fjalë për personin e vërtetë dhe ai është mbajtur në arrest. 
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.