Noizy rikthehet me ish-të dashurën, Sabrijen

Sunday, July 29, 2012

Sabrije Idrizaj, është emri i vajzës i cili u bë i njohur falë lidhjes që ka pasur me reperin e famshëm Noizy. Pas ndarjes së tyre, Sabrija nuk i kurseu fjalët e këqija për Noizin, duke pohuar se sa herë ai shkonte në Zvicër, ajo e mbante me para. Por ajo lidhje që dukej se nuk do të kishte një shans të dytë, me sa duket shansin e paska pasur, pasi thuhet se Noizy i është rikthyer lidhjes me të dhe kanë publikuar madje edhe disa foto bashkë.




Ndërkohë karriera e reperit po shkon shumë mirë. E megjithatë nëpër koncerte me performanca live ndodhin probleme. Për shkak të kohës së nxehtë, në një nga koncertet e radhës që rep-këngëtari i njohur Noizy ka mbajtur, i kanë dalë disa probleme me të mbathurat. Pasi në pjesën e sipërme në shumicën e koncerteve nuk mban veshur asgjë, të paktën në pjesën e poshtme reperi mban veshur diçka më të lehtë përfshirë këtu xhinse të shkurta por edhe boksera, të cilat i japin më shumë komoditet këngëtarit gjatë performancave. Trupi i tij i djersitur si duket ka dashur të çlirohet, por duke e vënë në siklet edhe vetë Noizin, i cili është munduar të parandalojë këtë spektakël para publikut duke u larguar për disa çaste nga skena e për t’iu rikthyer këngëve në vazhdim…
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.