Noizy me futbollistët e Chelseat në pushime (video)

Tuesday, July 31, 2012

Rigels Rajku, i njohur në botën e muzikë si Noizy, më herët ka rrëfyer për disa ditë që ka kaluar në Spanjë me shoqërinë e vjetër, në Marbella të Spanjës.
Ai kishte përmendur edhe faktin se pushimet ishin të filmuara dhe një xhirim i realizuar në ato ditë, tashmë është shpërndarë në internet, ku Noizy shihet i shoqëruar nga futbollistë të ekipit Chelsea.
Në videon e publikuar shihen ata afër një pishine, me shumë femra dhe alkool.
‘Isha me disa shokë të vjetër të mitë, që i kam njohur që në shkollë. Ata sot janë bërë futbollistë të njohur të Chelsea-it. Gjithashtu isha dhe me ca shokë të tjerë artistë, shumë të talentuar dhe të famshëm në Angli. Morëm një shtëpi që kushtoi 13 mijë euro dhe vetëm për një javë janë shpenzuar rreth 100 mijë euro,’  kishte rrëfyer Noizy pushimin e tij
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.