Shalqiri më i rëndë, 119 kilogramësh

Tuesday, July 24, 2012



Shalqiri është një frut shumë freskues veror. Por, shumëkush nuk e di se ekzsitojnë mbi 1 200 lloj të ndryshme shalqiri, që kultivohen në qindra shtete të botës, nga të cuilat Kina është prodhuesi më i madh me 63 milionë tonë shalqi në vit.  

Shalqirin më të madh e ka kultivuar në vitin 1990 amerikani Bill Carson, në shtetin federal Tenesi, shalqi ky që peshonte 119 kilogramë.  

Në vitin 1939 është prodhuar shalqiri pa farë, gjë që është arritur asisoj që lulet e pafekonduara janë trajtuar me një acid specifik.  

Historia thotë se shalqiri për të parën herë është shijuar nga njerëzit para 5 mijë vjetëve në Egjipt. 

Richard le Fevre mban rekordin sa përket ngrënies së këtij fruti. Ai për 15 minuta ka arritur të hajë mbi 10 kilogramë shalqi. 
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.