Sa më shumë që fëmijët shikojnë TV, belin e kanë më të gjerë

Tuesday, July 24, 2012

Çdo orë shtesë që fëmijët e kalojnë duke shikuar televizor do të ndikojë keq më vonë në jetën e tyre. Në fakt gjërat e këqija për trupin e tyre do të paraqiten madje që deri në moshën dhjetëvjeçare.Çdo orë shtesë para TV-së do të lë shenja në belin dhe aftësitë atletike të tyre, qysh deri në moshën e tyre dhjetëvjeçare, pohojnë shkencëtarët.   

Fëmijët të cilët deri në moshën dhjetëvjeçare kanë shikuar TV mesatarisht 18 orë në javë dhe atë prej fëmijërisë së hershme, respektivisht prej moshës së tyre trevjeçare, kanë pasur bel më të gjerë për 7,6 mm, në krahasim me fëmijët të cilët kanë shikuar TV rreth 14 orë në javë, është treguar në hulumtimin e Universitetit në Montreal.

Mjekët thonë se si rezultatet e këtij hulumtimi edhe një herë do të nxisin të menduarit për atë se sa ndikon trashja në kualitetin e jetës dhe atë qysh tek fëmijët.

Dr. Linda Pagani paralajmëron që qëndrimi i tepruar përpara TV-së thjesht nuk është i mire dhe që tek fëmijët, por edhe tek të rriturit domosdoshmërisht çon kah trashja në shumicën e rasteve. 

Në disa dekadat e fundit në botën perëndimore gjithnjë e më shumë ka fëmijë të trashë, ku shkaktar është ushqimi i shpejtë dhe gjërat që i hanë fëmijët, si dhe koha e madhe të cilën e kalojnë para TV-së, duke mos u marrë fare me sport.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.