Trofeu “Tim”, Inter mposht Milanin dhe Juventusin

Sunday, July 22, 2012


Skuadra e Interit ka treguar se kete sezon eshte nje kandidate e forte peballe Milanit dhe Juventusit, te cilat ka arritur ti munde ne miqesoret e turneut “Tim”.
Ne ndeshjen e pare, ajo midis zikalterve dhe kampioneve ne fuqi, ne fushe u pa Lucio, qe luajti per here te pare perballe ish-shokeve te ekipit. Goli per u rrealizua nga Coutinho ndersa Juventusi rrezikoi dy here me Quagliarellan, por ndersa ne rastin e pare sulmuesi goditi ne menyre te pabesueshme jashte, ne episodin e dyte portieri Handanovic realizoi nje pritje te mrekullueshme.
Ne ndeshjen e dyte, kampionet e Italise realizuan nje paraqitje te mire ndaj Milanit, ne ndeshjen e pare qe prej largimit te Ibres dhe Thiago Silves, ndersa diferencen e beri nga pika e bardhe e 11-metershit Vucinic.Sfida e trete, ajo e derbit te Milanos, ishte edhe me spektakolarja nga te gjitha. Pas tre minutash loje, nje gjuajtje e furishme e Boateng “qethi” traversen, ndersa El Sharaey perfitoi nga nje pasiguri e Chivus, per te kaluar ne avantazh kuqezinjte me nje goditje te kryqezuar brenda zones.
Megjiithate, dhjete minuta me pas, ne te 25’, kolumbiani Guarin barazpeshoi rezultatin, me nje goditje me koke ne nje asist te Palacios. Ndersa do te jete Palacio ai qe pasi mposhti Acerbin ne nje duel, realizoi golin ventimar, duke i dhene fitoren skuadres se tij.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.