Ajo ka ardhur të martën pasdite, pas orës 16:00, në Aeroportin e Prishtinës, natyrisht me avionin privat, për ta vizituar kryeqytetin e Kosovës.
Ndërsa së bashku me stafin e saj dhe mysafirët e ardhur nga Amerika, Bleona Qereti është akomoduar në hotelin e saj të preferuar, kur vjen në Prishtinë, për të parë nga afër se si po shkojnë përgatitjet për koncertin e saj, i cili do të mbahet më 8 shtator, në orën 21:00, në sheshin ‘Nëna Terezë”, ky natyrisht do të ketë mysafir grupin prishtinas, ‘Etnon” dhe Hekuran Krasniqin.
Por a do të mbledhë Bleona mijëra persona, siç ndodhi në koncertet e saj nëpër Shqipëri, edhe në Kosovë?.
Por, këngëtarja vjen në një ditë me një tjetër yll botëror, siç është Rita Ora, gjë që fokusimi i medieve për të zbuluar diçka më tepër te kjo e fundit ndoshta do të jetë më i madh.Mesohet se të merkuren pasdite këngëtarja do të këtë një konferencë për media në Prishtinë.