Xhaka: Nëse i shënoj Shqipërisë, nuk festoj

Monday, September 3, 2012

Portali gjerman i lajmeve "rp-online.de" ka intervistuar Granit Xhakën, shqiptaro-zviceranin e Borussia Munchengladbah, duke e ngacmuar edhe për ndeshjen e 11 shtatorit ku përballë do të ketë Kombëtaren e origjinës së tij, Shqipërinë . 

Gazetari gjerman e ka pyetur futbollistin në fjalë se, si pjesë e kombëtares së Zvicrës, ai do të luajë kundër vendlindjes së tij, Shqipërisë, ndaj si mund të ndihet në një situatë të tillë delikate. Pasi analizon pozicionin ndryshe në klubin gjerman ku luan, krahasuar me atë në kombëtaren zvicerane, Xhaka vihet para pyetjes: Tani bëhet fjalë për ekipin kombëtar. Me siguri për ju po afron një ndeshje e veçantë…


Kosovari i Munchengladbah përgjigjet: "Ne luajmë dy eliminatoret e para në grup, në fushatën kualifikuese për Botërorin 2014. Fillimisht do të jemi në fushën e Sllovenisë, pastaj presim në shtëpi Shqipërinë. Për mua, si shqiptar i Kosovës, patjetër që është diçka shumë e veçantë. Mirëpo, duke qenë pjesë e ekipit kombëtar zviceran, natyrisht që dua ta fitoj ndeshjen. Unë luaj për Zvicrën dhe kjo ka rëndësi. Ah, po. Nëse shënoj ndonjë gol ndaj Shqipërisë, me siguri nuk do të festoj. Kjo, si shenjë respekti"
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.