Prostituta digjet e gjallë

Wednesday, September 12, 2012



Një prostitutë rumune e moshës 22 vjeçare u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte rrahur nga dy persona të cilët më pas e lyen trupin e saj me benzinë dhe i vunë zjarrin duke e djegur të gjallë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së lënë pas në një lagje të Romës, ku viktima ka të djegur gjysmën e trupit të saj me djegie të shkallës së tretë, shkruan noa.
Pas sinjalizimit për këtë rast  vajza u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa pista e parë e hetimit është prishja e pazareve në rrjetin e prostitucionit.
Nga ana e dëshmitarëve thuhet se dy agresorët gjithashtu rumunë, ishin me fytyrë të mbuluar në kohën që masakruan prostitutën
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.