Rrëfehet Ronaldo: Nuk e bëj për para

Wednesday, September 5, 2012


  
Pyetja është e njëjta, kush ia ka vjedhur gëzimin CristianoRonaldos. Fraza e shkurtër e portugezit ushtron një efekt të paparashikuar reagimesh e hipotezash. Që nga Portugalia ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren Ronaldo thyen akullin duke hedhur poshtë disa prej hipotezave të ngritura në media, sidomos ato që kanë lidhje me pagesën e tij. E bën nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale duke theksuar setrishtimi i tij nuk ka të bëjë aspak me paratë.

"Nuk jam i lumtur. E di që kam ndezur shumë debate me deklaratat e mi mbitrishtimin qe më ka përshkruar. Akuzohem se kam bërë gjithcka për para por një ditë do ta tregoj se nuk është kjo arsyeja", shkruan Ronaldo në profilin e tij në Facebook.

Portugezi gjithashtu kërkoi të qetësojë tifozët e Realit të Madridit duke theksuar se trishtimi i tij nuk ka ndikuar aspak në dëshirën e tij për të fituar.

"Tifozët e skuadrës duhet të rrinë të qetë. Momenti jo i lumtur nuk ndikon në motivimin, dedikimin apo impenjimin tim. I garantoj se dëshira ime për të fituarmbetet e njëjtë. Kam shumë respekt për veten dhe për Realin për të lejuar që problemet e mia të ndikojnë në paraqitjen time në fushë", përfundoi CR7. /albeu.com/
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.