Cilat jane shenjat qe te bejne te kuptosh se ai te pelqen?

Saturday, September 1, 2012


Ai të sheh? Sikur të bën magji me sytë e tij?
Atëherë nuk ka dyshim se ju dëshiron. Është e sigurt. Se nëse dikush na sheh gjatë në sy, dhe ndërsa e bën këtë, pëson një zgjerim të bebes së syrit, është e qartë: ka dëshirë seksuale ndaj jush.
Këtë e thonë ekspertët e Cornell University (SHBA, që kanë kryer një studim pikërisht mbi një shenjë mjaft unike që duhet kuptuar nëse dikush na pëlqen…Sipas tyre, për një arsye të tillë, sytë e mëdhenj, arrijnë  të joshin më mirë. Pasi bebet e tyre zmadhohen dukshëm dhe arrijnë të shfaqin tërheqjen seksuale që ushqejnë.
“Ne kemi kërkuar për të gjetur një alternativë që mund të na japë një tregues të orientimit seksual automatik. Me këtë teknologji të re, ne jemi në gjendje për të shqyrtuar prirjet e atyre që kurrë nuk i shfaqin në të vërtetë pëlqimet e tyre”, citon Gerulf Rieger, autor i hulumtimit.
Sytë, sipas tij, para së gjithash shfaqin karakteristikat e personalitetit tonë, por në të njëjtën kohë edhe tregojnë se san na tërheq seksualisht dikush.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.