Zbulohet personi “mister” i Argjentina Ramosaj (FOTO)

Sunday, September 16, 2012


Këngëtarja Argjentina Ramosaj disa ditë më parë ka treguar se është duke punuar në një duet bashkë me labelin “Threedots” të Flori Mumajesit.
Asokohe nuk pranonte të zbulonte se me kë po punohej ai duet, por duket se tashmë gjith’ka është gati dhe nuk e vlenë më të mbahet fshehtë. 
Ajo përmes një fotoje në Facebook ka treguar se kënga në fjalë po punohet me këngëtarin kosovar, Vedat Ademi.
Ajo disa minuta më parë publikoi foton duke shkruar:

“Në studio duke realizuar duetin me mikun dhe këngëtarin Vedat Ademi”.
Bëhet e ditur se kënga do të lansohet shpejt dhe pritet të jetë një hit i fundvitit. 
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.