Flori dhe Elvana, bashkë në SHBA

Saturday, September 1, 2012



Këngëtarja Elvana Gjata, ka zhvilluar turneun veror në qytetet më të mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Në të gjitha këto mbrëmje ajo është shoqëruar nga menaxheri i saj, Dj Andy Gramm.
Këta të dy, bashkë me Florin, pas përmbylljes së sezonës verore, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ku rikthehen për të mbajtur koncert, pasi u treguan të suksesshëm atje, vitin që shkoi.
Të tre dje kanë ateruar në New York dhe sonte (1 shtator) do të interpretojnë në Highline Ballroom në Manhatan.
Ndërkohë, Elvana po punon për singlin e ri, që do të dalë shumë shpejt dhe do të jetë një tjetër produksion i “Threedots Production”
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.