Shaqiri i shënoi Shqipërisë por nuk festoi – Zvicra arkëtoi pikët e plota (VIDEO)

Wednesday, September 12, 2012



Shaqiri i shënoi Shqipërisë por nuk festoi – Zvicra arkëtoi pikët e plota
Zvicra e shqiptarëve mundi Shqipërinë me rezultat 2:0, me një gol të realizuar në secilën pjesëlojë. Për të dyja golat merita të mëdha pati mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Futbollisti i Bayern Munchenit së pari regjistroi golin e tij kur kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 23-të. Shaqiri pasi kaloi mbrojtjen e Shqipërisë dhe doli përballë portierit, Ujkani me elegancë dërgoi topin në rrjetë. Ndërkaq golin e dytë, e realizoi Inler nga pika e bardhë, në minutën e 68-të. Pasi që Shaqiri kishte goditur fuqishëm, portieri Ujkani dëboi për shkurtazi topin, Dallku ndërhyri në mënyrë të palejuar duke dashur të evitoi rrezikun dhe gjyqtari akordoi penallti.
Me këtë fitore futbollistët e Zvicrës, arritën kuotën e gjashtë pikëve pas dy lojërave duke dëshmuar cilësi të lartë. Kjo fitore për Shaqirin me shokë, vjen pas asaj që arritën ndaj Sllovenisë po me rezultat të njejtë, 2:0. Ndërkaq Shqipëria edhe pse u angazhua nuk ia doli që së paku të shënoi golin e nderit. Pas dy ndeshjes, Shqipëria mbetët me tri pikë, falë fitores që kishte arritur me Qipron në takimin hapës të kampanjës eliminatore. Takimi i sotëm në përgjithësi është zhvilluar në mesfushë derisa diferencën e bën lojtarët e caktuar. Edhe pse ndeshje u zhvillua në Luzern të Zvicrës më të zëshëm ishin tifozët e Shqipërisë, të cilët nuk u ndalën për asnjë moment së përkrahuri kombëtaren shqiptare. Edhe futbollistët shqiptar që luajnë për Zvicrën ishin tejet të kujdesshëm dhe nuk ranë në provokimet duke treguar edhe fer-play maksimal ndaj futbollistëve që sonte mbrojtën ngjyrat e Shqipërisë.
Zvicra – Shqipëria 2:0 (1:0)
Stadiumi: "Swissporarena" në Luzern
Shikues: 16.500
Gjyqtar: SR Hategan (Rum)
Shënues: Shaqiri (23’), Inler (68’ pen.)
KV: Behrami, Stocker, Inler - Dallku
Zvicra: Benaglio; Lichtsteiner, Djourou, Von Bergen, Rodriguez; Behrami ( Xhemajli), Inler, Shaqiri, Xhaka (Drmic), Stocker (Mehmedi), Derdiyok.
Shqipëria: Ujkani, Dallku, Cana, Mavraj, Lila, Bulku, Vila (Roshi), Kukeli (Hyka), Meha, Agolli; Bogdani (Çani).
Përfundoi takimi me fitoren e Zvicrës, 2:0.
90+1: Largohet Xhaka, të cilin e zëvendësoi Drmic.
90’ Gjyqtari ka akorduar tre minuta lojë shtesë
90’ Cana me kokë gjuan përskaj portës, edhe pse u gjet më së miri në zonë.
88’ KV: Inler ndëshkohet me kartonin e verdhë për shkak të ndërhyrjes së palejuar.
86’ Agolli sërish hedh në provë, portierin vendas, i cili ishte në ditën më të mirë të tij duke pritur edhe këtë herë.
84’ Xhaka ngatërrohet me topin fare afër portës, për t’ia lënë atë portierit Ujkani.
82’ Ujkani tregon vlerat e tij, kur nga afërsia ndal goditjen e Mehemdit, duke ia mohuar golin sulmuesit të Dinamo Kievit.
80’ Cana godet fuqishëm, por Benaglio me mund të madh megjithatë ndal këtë “predhë” të kapitenit shqiptar.
78' Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, inkuadroi edhe futbollistin e pestë shqiptar në këtë ndeshje, Mehmedin, i cili zëvendësoi Stockerin. Tani numri i shqiptarëve për Zvicrën është rritur në katër.
77’ Roshi godet me forcë por topi shkoi mbi portë.
72’ Zvicra bën ndryshimin e parë, Xhemajli inkuadrohet në vend të Behramit.
72’ Shqipëria e kryen zëvendësimin e fundit, duke inkuadruar Hykën.
71’ KV: Derdiyok ndëshkohet me kartonin e verdhë.
70’ Roshi mirë depërton në zonë, por në momentet e fundit gjuan plogësht.
68’ Goool, Zvicër – Shqipëri 2:0. Inler shënon nga pika e bardhë
66’ Godet Shaqiri, dëbon Ujkani, ndërkaq Dallku ndërhyri në mënyrë të palejuar dhe gjyqtari akordon penallti.
59’ Çani i niset në kundërsulm, por shpejtë rrethohet nga vendasit.
58’ Shaqiri ekzekuton goditjen nga këndi, por pa adresë.
55’ Dallku harkon nga loja, Benagloi mire kap topin.
54’ Reagon përzgjedhësi i Shqipërisë, Di Biasi duke inkuadrua në lojë Roshin dhe Çanin në vend të Bogdanit dhe Vilës.
47' KV: Dallku ndëshkohet me kartonin e verdhë për shkak të protestes ndaj gjyqtarit anësor.
47’ Agolli harkon në zonë, por Benaglio zotëron topin.
46’ Filloi pjesa e dytë, me nisjen nga qendra të zviceraneve. Të dyja palët nuk zbatuan asnjë ndryshim, duke vazhduar me përbërje të njëjta.
Zvicra e ka përmbyllur pjesën e parë me rezultat 1:0, me golin që e realizoi mesfushori shqiptar i Bayern Munchenit, Xherdan Shaqiri. Në gjysmëojen e dytë priten ndryshime në radhët e kombëtares shqiptare. 45 minutat e para u karakterizuan nga një Fer-Play i vërtet, derisa edhe Shqipëria kishte rastet e saja.
45’ Përfundon pjesa e parë.
44’ Shqipëria merr kontrollin e lojës por duke qëndruar kryesisht në mesfushë.
38’ Xhaka godet me mjeshtëri pasi gjen hapësirën e duhur të lënë bosh nga Agolli, për fat topi shkoi përskaj shtyllës pingule.
37’ Shaqiri ekzekuton goditjen nga këndi, por Stocker shkaktoi faull në zonë.
36’ Cana me kokë gjuajti dobët mbi portë brenda zonës, pas një harkimi të gjatë në zonë nga ndërprerja.
31’ KV: Valon Behrami ndëshkohet me kartonin e verdhë pas ndërhyrjes ndaj Alban Mehës.
30’ Benagloi për pak sa nuk pësoi pas një dalje të gabuar pas ekzekutimit të goditjes nga këndi të Mehës, por Shqipëria nuk e shfrytëzoi këtë mundësi.
29’ Shqipëria mundohet të kundërpërgjigjet, me anë të një goditje të Bulkut, por portieri zviceran eviton rrezikun.
23’ Goool, Zvicër – Shqipëri 1:0: Shaqiri shënon golin e epërsisë për Zvicrën por nuk feston. Ai e kaloi mbrojtjen në qendër duke treguar klas të lartë, dhe më pas doli përballë portierit Ujkani, dhe me elegancë e dërgoi topin në rrjetë.
19’ Meha nga distanca godet fuqishëm, portieri zviceran Benaglioi dëbon topin në rivënie nga këndi.
15’ Zvicra po e kontrollon më shumë topin, por portat ende mbeten të pa kërcënuara.
11’ Shaqiri ndalet në mënyrë të duhur nga Dallku.
10’ Dallku shkakton rivënie nga këndi, Shaqiri e ekzekuton atë, për ta larguar evituar Vila me kokë jashtë zonës.
7’ Shaqiri “kapet” në pozitë jashtë loje.
5’ Shqipëria niset në kundërsulm, por Lila ndalet me kohë nga Xhaka.
4’ Zvicra mundohet të rrezikoi me anë të një harkimi në zonë nga Inler, por Shqipëria eviton rrezikun me kohë.
1' Topin e parë e shqelmuan futbollistët e Shqipërisë
Ka nisur takimi, në mes Zvicrës dhe Shqipërisë, i cili po zhvillohet në Luzern në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E.
Për përfaqësuesen e Zvicrës, nga minuta e parë luajën edhe tre shiqptarët nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.
Shqipëria: Ujkani, Lila, Dallku, Cana, Mavraj, Kukeli, Agolli, Bulku, Vila, Meha, Bodgani.
Zvicra: Benaglio, Rodriguez, von Bergen, Djourou, Lichtsteiner, Inler, Behrami; Stocker, Xhaka, Shaqiri, Derdiyok.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.