Ja kush është vendi më i preferuar per seks

Friday, September 14, 2012


Ja kush është vendi më i preferuar per seks
Seksi ne zyre duket aktiviteti i pëlqyer nga meshkujt, sipas një sondazhi të Playboy në Gjermani.
Puna është një e drejtë, shpesh një detyrë, por mund të bëhet edhe një kënaqësi, sidomos nëse aktiviteti në fjalë kryhet “mbi skrivani”.
Mirëpo s’hyjnë fare kompjuterat e dokumentet: flitet për seksin.
Sipas një sondazhi të Playboy në Gjermani, vendi i preferuar nga meshkujt për t’iu përkushtuar seksit, është pikërisht zyra.

Pra duket se as që përfillen çarçafët, pasi është më mirë pjesa mbështetëse e fortë e një skrivanie.

Nuk bëjnë punë as dritat e ulura dhe muzika në sfond, sepse neonët dhe telefonët që bien duket se janë ata të duhurit për një ambient perfekt, sidomos kur bëhet fjalë për “raporte” të shpejta jashtëmartesore.
Sipas sondazhit, 1 në 5 meshkuj ka bërë të paktën një herë seks në punë.

Madje në 15% të rasteve nuk ka qenë një episod i vetëm, por është përsëritur të paktën 10 herë.

Po me ç’partnere? Në 15% të rasteve, raporti mbi skrivani është konsumuar me shefen, mirëpo ka edhe nga ata, të cilët kanë synuar me sukses “stazhistet”.

Kështu, më shumë sesa pauzë kafeje, më e shijshme është kur këtë kohë ia dedikon kolegeve.

Seksi në zyrë duket se nuk kursen askënd, as të martuarit, apo të lidhurit prej kohësh, nëse është e vërtetë që 30% e të intervistuarve ka pranuar se janë “vonuar” në punë për arsye jo profesionale.

Mirëpo, edhe mes meshkujve, ekziston një kategori që kanë thënë se s’kanë bërë asnjëherë seks në punë: ata janë 50-60 vjeçarët.

Ndërsa mes të rinjve nga 18-29 vjeç duket se ka një farë përmbajtjeje për të mos paragjykuar karrierën, pasi vetëm 16% kanë pranuar se i janë dorëzuar joshjeve të kolegeve.

Veç zyrës, në vendet e tjera të preferencave të meshkujve për seks mbeten motel, apo edhe banjot e restorantit, pas ngrënies.

Madje edhe për gratë në karrierë duket se nuk janë kundër “lëshimeve epshndjellëse” si shtëpiake të dëshpëruara, teksa në alternativë si partner i rastit është edhe kopshtari.www.lajmesot.net
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.