Duhet të jetë ndjerë si Romeo, i cili i gjendur në mërgim në Mantova, arratiset nga qyteti për të përqafuar kufomën e Zhuljetës së tij të dashur dhe të humbur.
Dhe pikërisht, ndoshta për t’i treguar të dashurës së tij, padurimin e dëshirës së tij për t’u kthyer sa më parë dhe për ta përqafuar, një 38-vjeçar i ka nisur me SMS telefonik, disa vargje prekëse të tragjedisë së njohur shekspiriane, “Romeo dhe Zhuljeta”.
Por vajza, ndoshta e panjohur me botën e teatrit dhe letërsisë, duke lexuar fjalët e forta të tij, është alarmuar dhe ka menduar se i dashuri i tij dëshironte të bënte vetëvrasje. Në vazhdën e këtij mendimi, ajo i telefonoi numrit 113 të policisë, duke i paralajmëruar autoritetet mbi veprimin e pritshëm të një “njeriu të çmendur”, sipas saj.Por djaloshi i çuditur ndërsa e kanë rrethuar forcat e policisë, ka arritur që t’u shpjegojë atyre se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Ishin vetëm disa vargje të Shekspirit”, tha ai