Disa vite më parë, stilistët britanikë Antoni&Alison, ishin të vetëdijshëm se duhet të bënin diçka ndryshe për të festuar hapjen e javës së modës në Londër.
Ashtu kanë vepruar edhe këtë herë, ata kanë përzgjedhur fustanet shumëngjyrëshe për të fituar vëmendjen maksimale të të pranishmëve, dhe jo vetëm.
Në koleksionin e tyre pranverë/verë 2013 shohim fustane të lehta me ngjyra të ndryshme që të bëjnë për vete që në momentin e parë që i vështron modelet që ecin në pasarelë.
Ky koleksion i mrekullueshëm është puna e Antoni Burakowski dhe Alison Roberts, të cilët janë përpjekur për të sjellë diçka ndryshe nga stilistët e tjerë.
Fustane të shkurta dhe të gjata, të cilat janë kthyer në një vepër arti nga stilistët që adhurojnë të përdorin abstraksionin në veshjen e tyre.
Të dy stilistët theksojnë se janë kthyer pas në kohë për të propozuar modelet shumëngjyrëshe në fustanet e tyre, duke e konsideruar çdo veshje të veçantë nga njëra-tjetra.