Ekzekutohet 27-vjeçari në Vlorë

Wednesday, September 5, 2012




Një i ri është vrarë mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës. Amarildo Velaj, 27 vjeçar është vrarë gjatë natës me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Velaj është qëlluar me një armë automatike në hyrje të një lokali, në pronësi të familjes së tij, raporton Noa.al.
Sipas dëshmive, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetja familjarët, për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të 27-vjeçarit. /Telegrafi/
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.