Kim, më e fortë (Foto)

Thursday, September 13, 2012



Kim Kardashian, e cila po shijon lidhjen e dashurisë me reperin Kanye West, vazhdon të përkujtohet për të kaluarën e saj jo aq të ndritur.
Në një interviste, Kim ka folur për incizimin e saj intim që ishte publikuar nga ish i dashuri Ray J, në vitin 2007.
E pyetur nëse ishte penduar që ka incizuar atë video, Kim ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë: "Jo. Jam person më i fortë për shkak të të gjitha gjërave të këqija që më kanë ndodhur". 
"Ishte shkatërruese, por në jetë nuk vlerësohesh në bazë të gabimeve që bën, por mënyrës se si i tejkalon ato. Ai ishte i dashuri im në atë kohë, nuk ishte asgjë skandaloze", ka përfunduar Kardashian
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.