VRASJA
Viktimat Pëllumb Belegu, kunati i dhëndrit (burri i motrës), Mareglen Dushku vëllai i dhëndrit, dhe vëllai thetër Mondi, u goditën me thikë nga dy vëllezërit pas një sherri banal që ishte acaruar në përfundim të dasmës, rreth orës 19:00 të së dielës, 9 shtator. Dy vëllezërit ishin në gjëndje të dehur. Pëllumb Belegu gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Maregleni humbi jetën disa orë më vonë në spital.
VELLAI I DYTE SILLET NE SPITAL USHTARAK
Korrespondenti ynë në Elbasan informon se Edmond Dushku është dërguar sot në mëngjes në spital Ushtarak të Tiranës, pasi ka marrë një plagë të rëndë në qafë. Goditja me thikë i ka prerë një arterie kryesore që furnizon trurin.
ARRESTIMI
Me të mësuar ngjarjen forcat e policisë janë nisur drejt fshatit Jagobinë për të zbardhur ngjarjen dhe bërë të mundur arrestimin e autorëve. Fillimisht në pranga ra Blerimi, më pas rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës, (10 shtator) prangat iu vunë dhe Edmondit. Burime nga policia bëjnë të ditur se 40-vjeçari kishte bërë rezistencë madje i armatosur kishte kërcënuar me armë policinë. Nuk dihen më pas rrethanat si mund të jetë dorëzuar në polici Edmondi. Burime konfidenciale pohojne, se Edmondi i ka drejtuar armën tip automatik që kishte në shtëpinë e tij, por nuk ka qëlluar në drejtim të forcave të policise. Pas një orë bisedimesh, ai është dorëzuar.
DESHMITARET
Dasmorët kanë rrëfyer në polici se gjatë dasmës ishin shkëmbyer batuta mes kunatit të dhëndrit, i cili së bashku me bashkëshorten Mimoza dhe tre vajzat kishte ardhur nga fshati Çermë e Lushnjës në Jagobinë të Elbasanit për ceremoninë e dasmës. Batutat mesa duket nuk janë harruar, por janë rimarrë në përfundim të dasmës duke e shndërruar ceremoninë më të bukur të një cifti në mort. Policia thotë se autorët kanë qenë në gjëndje të dehur./ www.lajmesot.net