Yjet që përjetuan dajak mbi trupin e tyre (foto)

Monday, September 17, 2012



Yjet që përjetuan dajak mbi trupin e tyre
Kanë kaluar tre vjet që kur Chris Brown e rrahu Rihanna, në prag të dhënies së çmimeve “Grammy”, për ç’gjë edhe mori dënimin e caktuar. Në intervistën që e dha për “El” Rihanna deklaroi se, ajo që njerëzit përpiqen ta pengojnë që me Chris-in ta rinovojë romancën është thjesht humbje kohe, sepse nëse vendos për këtë askush s’mund ta ndalë. Por, Rihanna nuk është e vetmja nga yjet e njohura që përjetuan dajak mbi trupin e tyre.
Kim Kardashian
Kim Kardashian ka qenë viktimë e keqtrajtimit dhe atë derisa ka qenë e martuar me producentin e muzikës, Damon Tomas-in. Ata dy janë martuar kur Kim i kishte pasur 19 vjet. Damon e keqtrajtonte çdo ditë, ndërsa kur e paraqiti kërkesën për divorc, Kardashian kishte thënë se ai e kishte goditur nëpër fytyrë, që buzën ia kishte shkyer disa herë dhe i tërë ky dajak kishte filluar menjëherë pasi që ishte martuar. Ata zyrtarisht janë ndarë në vitin 2004, ndërsa Damon ishte i detyruar që asaj t’i paguante 56.000 dollarë.
Halle Berry
Halle Berry për herë të parë si vajzë e vogël e kishte parë se si babai i saj e rrah nënën e saj. Pas kësaj, kjo gjë u përsërit edhe në jetën e saj. E pranoi se në vitin 1993 i dashuri i saj e kishte rrahur, nga goditjet e të cilit veshi i djathtë i saj e kishte humbur 80 për qind dëgjimin. “Në momentin kur e bëri këtë, unë vendosa ta lë atë. Nëna më kishte thënë: ‘Nëse mashkulli të godet, atëherë lëre’”, deklaroi kjo aktore.
Pamela Anderson
Pamela Anderson ishte martuar me muzikantin Tom Lee vetëm disa ditë pasi që e kishte njohur. Martesa e tyre e shumëpërfolur kishte përfunduar pas tri vjetëve së bashku, ndërsa ai kishte përfunduar në burg ku i kaloi katër muaj për shkak se e sulmoi Pamela-n. Thuhet se gjatë incidentit ai e kishte rrëzuar dhe goditur me këmbë Pamela-n derisa ajo në dorë e mbante djalin e tyre, Dilan-in.
Whitney Houston
Këngëtarja e ndjerë, Whitney Houston po ashtu kishte përjetuar dajak në trupin e saj nga bashkëshorti Bobby Brown. Kjo, siç pohojnë miqtë e saj, ka qenë njëra nga arsyet se pse filloi të merrte drogën dhe të konsumonte alkool. Në raportin përfundimtar të autopsisë pas vdekjes së saj thuhet se në organizmin e saj kishte kokainë, por jo edhe alkool.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.