Raportohet se Manchester City i ka bërë ofertë yllit të Real Madridit, portugezit Cristiano Ronaldos, pas deklaratave që lojtari kishte bërë pas ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Granadas, lidhur me raportet e tij me klubin.
Siç raportojnë mediat britanike, pasaniket e kampionit aktual të Anglisë kanë ofruar 120 milion euro për shërbimet e Cristiano Ronaldos.
Dy ditë me parë Ronaldo kishe dhënë një deklaratë pas ndeshjes, ku ai shprehej se ishte i pakënaqur me klubin, “Jam i pikëlluar për shkak të një çështjeje profesionale dhe klubi e din pse”.