Rrihet gazetari grek, hulumtoi kurdisjet

Wednesday, September 5, 2012


ë
Publikuar: 05.09.2012 - 10:04
Athinë, 5 shtator - Një gazetar grek, që është marrë me hulumtimin e kurdisjeve të ndeshjeve në futbollin grek, është rrahur keq të hënën dhe është dërguar në spital me lëndime trupore, përcjell agjencia AFP. Aris Asvestas është sulmuar jashtë shtëpisë së tij nga persona të panjohur me bokse hekuri, vetëm pak çaste pasi kishte përfunduar emisionin e tij në radio. Asvestas së fundi kishte kritikuar autoritetet që nuk kanë ndëshkuar klubet për sjelljet huligane të tifozëve të tyre. Futbolli grek së fundi është zhytur në skandale të kurdisjeve.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.