Pink dhe Eminem sjellin këngë së bashku

Thursday, September 13, 2012



këngëtarja Pink dhe rep këngëtari i famshëm Eminem kanë publikuar këngën e tyre të re, "Here Comes the Weekend".
Kjo këngë bën pjesë në albumin e ri të këngëtares, "The Truth About Love" në të cilin përfshihen dueti me Lily Allen dhe hiti i saj i fundit, kënga "Blow Me (One Last Kiss)".

Duke folur rreth asaj se si erdhi deri tek ky bashkëpunim, Pink tha:
"Ai më tha, ‘A dëshiron të bësh një këngë me mua?’ Me gjithë qef, i thash dhe e pyeta ‘A dëshiron të bësh një këngë me mua?’ dhe ai tha Me gjithë qef. Uruam njëri tjetrin. Nuk nënshkruam asgjë. Dhe u bë".

Këngëtarja e ka përshkruar "Here Comes The Weekend" si një këngë për klubet e natës dhe tha se kjo këngë i paraprinë një bashkëpunimi tjetër mes tyre.

"Ne do ta kemi edhe një këng tjetër në të ardhmen që do të jetë e cmendur".

Albumi i ri, i cili është i gjashti në karrierën e Pink do të dalë në shitje në Britaninë e Madhe me 17 shtator derisa në Amerikë do të mund të blihet vetëm një ditë më vonë, me 18 shtator.
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.