Jam shqiptar por Zvicra më dha gjithçka (FOTO LAJM)

Monday, September 10, 2012




  
Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, treshqiptarë etnikë, pjesë e formacionit titullar të kombëtares së Zvicrës, ndërsa dy të tjerë, Mehmedi dhe Xhemaili, do ta presin shansin e tyre të aktivizimit nga stoli. Ata do të përjetojnë një ndeshje të veçantë nesër në në stadiumin e Lucernës, duke luajtur kundër Shqipërisë. 

Kështu shkruajnë mediat helvete, duke iu referuar një detaji që e ndez akoma më shumë kualifikuesen e dytë në Grupin E, mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet të martën në mbrëmje, në orën 20:30.

Nuk do të jetë e lehtë për t’i shpëtuar realitetit, për të harruar rrethanat, të mbyllë sytë. Ai nuk do ta konsiderojë përballjen e së martës në mbrëmje si një ndeshje më shumë në karrierën e vet në kombëtaren helvete, por si një emocion të veçantë. Kërkon suksesin e plotë në kualifikuesen e dytë në grup për Kupën e Botës 2014, pas një fillimi të shkëlqyer në Slloveni (2-0). 

Pyetjet personale pastaj zhduken në çrregullimin shpitrëror të Valon Behramit, si një shqiptar i Kosovës.

- Ju, si shqiptar, keni si tatuazh shqiponjën në këmbën e djathtë, flamurin e Kosovës, si dhe flamurin e Zvicrës në krahun e majtë: e gjitha kjo, çdo të thotë për ju?

"Shqiponja është një tatuazh i pas luftës, si një shenjë solidariteti meshqiptarët e Kosovës, për të gjitha vuajtjet e tyre. Po, kjo është një pjesë e imja, që nuk e mohoj. Jam një futbollist profesionist, kam gjithçka që dua në jetën time tani, por s’mund ta harroj se nga kam ardhur dhe kush jam unë. Origjina më jep forcë, ajo është gjithashtu një faktor inspirues në stilin tim të lojës", u shpreh mesfushori i Napolit.

- Nëse keni nevojë për të përcaktuar se kush është Valon Behrami, çfarë do të thoni?

"Unë jam një lojtar ndërkombëtar i ekipit të Zvicrës dhe kjo është e qartë. Jetoj në Zvicër, pas karrierës time jashtë vendit, vajza ime do të rritet në Zvicër. Jam shqiptar nga origjina, por është Zvicra, së cilës i detyrohem për gjithçka. Dhe unë nuk do ta harroj kurrë mbështetjen dhe mundësitë që më krijoi ky vend. Në fakt, do të thoja se zemra ime është gjysmë zvicerane dhe gjysmë shqiptare e kosovare, por këmbët e mia, krahët e mi, trupi im gjithmonë do të japin gjithçka për Zvicrën. Sepse ky vend ka bërë një punë të madhe për integrimin tim si futbollist, por edhe të familjes sime. Këtu kam përfituar përtej të gjitha pritshmërive të mia. Vendimi për të luajtur për Zvicrën, në fund të fundit ishte i thjeshtë: Zvicra ka ndryshuar jetën time dhe të familjes sime. Kjo zgjedhje ishte logjike", përfundoi Valon Behrami. /albeu.com/
Share this article on :
 
© Copyright 2011-2012 Gazeta Sot Online All Rights Reserved.